Një studim i fundit ka treguar se mbipesha, veçanërisht ajo që grumbullohet në zonën e barkut, po shfaqet si një nga sfidat më të mëdha shëndetësore në Shqipëri dhe rajon. Të dhënat e Institutit të Shëndetit Publik tregojnë se rreth gjysma e popullsisë së rritur, me një përqindje më të lartë tek meshkujt, po përballen me këtë problem që prek individët që nga adoleshenca deri në moshën e mesme.
Ekspertët paralajmërojnë se akumulimi i dhjamit në zonën e barkut nuk është thjesht një çështje estetike, por një rrezik serioz për shëndetin. Dhjami i tepërt në këtë zonë prodhon hormone që mund të ndikojnë negativisht në funksionimin e mushkrive dhe të zemrës, duke rritur rrezikun e sëmundjeve si diabeti dhe problemet kardiovaskulare.
Më shqetësuese është lidhja e drejtpërdrejtë e mbipeshës me sëmundjet kancerogjene, veçanërisht kancerin e gjirit, ku nivelet e larta të estrogjenit të prodhuara nga dhjami i tepërt të cilat e rrisin ndjeshëm rrezikun. Ky studim vjen si një thirrje për zgjim për të ndërmarrë masa urgjente për të adresuar këtë pandemi të heshtur që po prek shëndetin e shqiptarëve. /politiko.mk