Mëngjesin e sotëm është krijuar një situatë panike në Serbi.
Qytetarët kanë marrë kërcënime për bombë në tri shkolla në pjesën e Beogradit të ri.
Prindërit e fëmijëve që ndjekin mësimin morën mesazhe kërcënuese që të mos i sillnin fëmijët e tyre në klasë sepse ekziston një kërcënim me bombë, raporton N1 përcjell Klankosova.tv
Ekipet e policisë janë dërguar në terren.
Ditë më parë Serbia u trondit nga një rast ku u vranë 10 persona në një shkollë fillore nga një 14 vjeçar.