Aktori turk Orhan Aydın njoftoi se vajza dhe ish-bashkëshortja e tij ishin nën rrënoja pas tërmetit që preku dje edhe Hatayn. Aydin, i cili kërkoi ndihmë duke dhënë një adresë, tha se ish-gruaja e tij u nxor nga rrënojat dhe se por jo edhe vajza e tij.
Orhan Aydın, i cili bëri një postim të ri, dha informacion duke thënë: “Vajza ime është ende nën rrënoja. Po i dëgjohet zëri. Ka të gjallë që përpiqen të dalin jashtë. Njerëzit janë të dëshpëruar. Dhimbja ime është e papërshkrueshme. Jam i shkatërruar për vendin tim”, ka shkruar ai në Twitter.