Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka qenë folësi i parë në panelin Prespa Forum Dialogue.
Në fjalimin e tij, Ahmeti ka thënë se qarqe të shumta janë të interesuara që në Maqedoni të mos ketë stabilitet dhe zhvillim.
“E arritur e jashtëzakonshme është që forcat politike në vend janë përcaktuar të gjitha për procese përparimtare drejtë BE-së, spaku deklarativisht të gjitha janë të rreshtuara, por praktikisht ka edhe që taktizojnë. Mendoj se në këtë situate nuk duhet taktizim. VMRO-ja për përfitime të politikave ditore nuk i shërbejnë. Levica është e përcaktuar me program dhe statut, nuk e fsheh atë. Mendoj që VMRO-ja duhet të jetë e qartë, të mos bëj politik me standard të dyfishta”, ka thënë Ahmeti.
Zgjidhje më të mirë se futje të minoritetit Bullgar në kushtetutë nuk kemi.
“Mund të shkaktoj degradim në process dhe vetëm humbje. Ashtu siç pësuam me palën greke. Këtë problem e shohim të zgjidhshëm. Besojmë që ka forca progressive në VMRO. Tani është momenti, në nëntor duhet të mbajmë mbledhjen e dytë me Bashkimin Evropian. Për të pasur Ballkan stabil, duhet të bëjmë zgjidhje të problemeve”, shtoi Ahmeti.