Sot në selinë e Bashkimit Demokratik për Integrim në Tetovë, Kryetari Ali Ahmeti, zhvilloi takim pune me Ambasadorin e Francës, z. Christophe Le Rigoleur.
Kryetari Ahmeti uroi Ambasadorin Le Rigoleur për detyrën e re duke e siguruar atë për vazhdimësinë e marrëdhënieve të shkëlqyera me Francën.
Z. Ahmeti falenderoi Ambasadorin për gjithë mbështetjen e Francës për të ardhmën europiane të vendit tonë si dhe ndihmën e Parisit në arritjen e marrëveshjes me Bulgarinë.
Z. Ahmeti foli për shqetësimet për largimin e vendit nga integrimi europian dhe mbajtja e konferencës së dytë ndërqeveritare me Bashkimin Europian.
Përkundër të gjitha stagnimeve dhe padrejtësive tjera, bllokimi i rrugës dhe të ardhmës europiane është i papranueshëm dhe alarmues.
BDI mbetet tërësisht e përkushtuar për të vazhduar rrugën europiane dhe këtë kryeprioritet nuk do ta largojë nga agjenda gjer në realizim përfundimtar.
Gjithashtu, sundimi i ligjit nuk arrihet dot me gjueti politike shtrigash, por vetëm me veting të gjithëpërfshirë të politikanëve, gjykatësve, prokurorëve, oligarkëve dhe gjithë procesit të privatizimit.
Legjitimiteti ndëretnik që rrjedh nga zgjedhje demokratike është themel i stabilitetit të vendit dhe të marrëdhënieve midis etnive në vend, prandaj dhe duhet respektuar dhe zbatuar.
BDI përmes një video i përgjgigjet kryeministrit Mickoski i cili kërkoi fakte mbi akuzat për…
Kryetari i Komunës së Likovës, Erkan Arifi thotë se çerdhja në fshatin Mateç do të…
Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…
BDI dënon ashpër dhe në mënyrë të pakompromis deklaratën skandaloze të një partneri të koalicionit…
Aleanca për Shqiptarët përmes një kumtese thonë se Ministria e Punëve të Brendshme po rikthehet…
Arbër Ademi nga BDI, në rrjetin social facebook ka shpërndarë statusin e Petar Bogojevskit i…