Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Politiko
    • BALLINA
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Politiko
    Home»MAQEDONI»Adisa, profesoresha e gjuhës që e përmbush aktrimi!
    MAQEDONI

    Adisa, profesoresha e gjuhës që e përmbush aktrimi!

    PolitikoBy PolitikoJune 13, 2023No Comments5 Mins Read
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Profesoresha e gjuhës shqipe, Adisa Ibrahimi(1997), ka vite që nuk e ushtron profesionin e saj. Si e punësuar në Entin Shtetëror të Statistikës, ka preokupime tjera pune. Haraçinasja e lindur që jeton në Shkup, 6-7 vitet e fundit, i është përkushtuar një angazhimi tjetër, sa hobi, aq dhe preokupim që i jep kënaqësi të veçantë,aktrimit, në kuadër të Grupit Teatror “Bekim Fehmiu”. Sivjet realizoi edhe një rol, atë të Hanës, më të voglës motër të Hisen agës, në shfaqjen “Koka e gjarprit” së autorit Sabri Dauti, në regjinë e aktorit MejdiAlidemi. Në të vërtetë, me MejdiAlidemin dhe SadriJakupin, Adisa përbëjnë bërthamën organizative dhe promotorët e këtij grupi amator që ka hasur këto vite në përkrahjen e Shtëpisë së Kulturës “KoçoRacin”, duke iu dhënë strehë dhe hapësira për aktivitetet e tyre. Rezultati është i njohur: përderisa skena teatrore amatore te ne është pothuajse tërësisht e pasivizuar, “Bekim Fehmiu” tubon talente të reja, duke iu mundësuar që në shfaqjet e realizuara me shumë përkushtim, t’i përjetojnë çastet e tyre të shkëlqimit skenik. Adisa është njëra nga ato të reja që e nisi me këtë grup teatror, dhe vazhdon me zell të veçantë. Aq sa luan vetë në shfaqjet, aq i ndihmon dhe regjisorit për “kastingun” e aktorëve sipas kërkesave dhe nevojave të shfaqjeve. Karakterit të Hanës, ajo i dha pjesë të karakterit të vet, shumë e ngjashme, ndaj dhe ndoshta s’e pati vështirë për ta luajtur me ndjeshmëri të rrallë, si engjëll i mirë i vëllait të saj në shtratin e lëngatës.
    Përveç si aktore në shfaqjet e Grupit Teatror, ajo ka marrë pjesë edhe në manifestime të tjera kulturore, si orët letrare që organizon shtëpia e Kulturës ose Shoqata ABC poetike, me ç’rast veçon kujton recitimet e poezive të shoqes saj të ndjerë, SemineHasani që ndërroi jetë gjatë pandemisë.
    -Adisa, në shfaqjen “Koka e Gjarpërit”, luan një nga rolet kryesore atë të motrës vogël Hana, por ky nuk është roli i parë , na thuaj për përvojën tënde të deritashme si aktore e Grupit Teatror ” Bekim Fehmiu”?
    -Artin dramatik e kam për shpirt që e vogël, dhe është një dashuri që s’ka fund. Që prej vitit 2017 jam aktore në Grupin Dramatik “Bekim Fehmiu “, dhe bashkë me regjisorin MejdiAlidemi, drejtorin SafetKamberi dhe organizatorinSadriJakupi, jemi përpjekur të mbajmë kontinuitetin e aktiviteteve për çdo vit. Ne jemi grup teatror jo profesional, por përpiqemi të luajmë në mënyrë profesionale me 10 aktorë e më shumë dhe secilin vit e luajmë nga një projekt të ri, qoftë dramë, tragjedi apo komedi.
    Fillet e mia aktoriale kanë qenë në shfaqjen ” Nuk martohem me pare ” ose “Buçitja e maleve” të autorit Myrteza Peza, luajtur në Teatrin e Kumanovës, ku kam pasur dy role, Nënën dhe Nairen. Një vit më vonë, te “Besa” e Sami Frashërit, isha Saidja, shoqja e ngushtë e Merushës. Në vitin 2019, me dramën “Dashuria e Talatit me Fitnetën”, prapë kisha dy role, nënë Sherifen dhe mësiten. Te “Një natë në hotel”, sipas tekstit të MuharremShahiqit, në vitin 2020, isha Bukurie-Buki, “misi i hotelit”, që ua hedh të gjithëve dhe e çon hotelin në falimentim.Pasi në 2021 shkaku pandemisë nuk mund të jepnim shfaqje, vitin tjetër, 2022, e vumë në skenën komedine “Zi e më zi” të KristoFloqit, që e dhamë në Shtëpia e Kulturës ” KoçoRacin” . Aty roli im ka qenë Galica, një këshilltare dhe ndihmëse e zojës së shtëpisë. Sivjet, siç e dini, sapo e luajtëm dramën ” Koka e Gjarprit ” nga autori Sabri ZirapDauti, ku e luaj Hanën, motrën më të vogël tëHisenit, një karakter vërtetsimpatik dhe pozitiv, e cila me sinqeritetin më të madh i kushtohet përkujdesjes së vëllait të sëmurë.
    -Në të gjitha shfaqjet ke bashkëpunuar me aktorin MejdiAlidemi si regjisor… Na thuaj si është të bashkëpunosh me të, si i motivon dhe orienton në aktrim ai talentet e reja?
    -Që nga viti 2017 regjisori më ka mirëpritur krahë hapur, dhe falë ndihmës së tij që aspak nuk lodhet me ne duke na ushtruar me gjithë mundim, ne jemi këtu ku jemi sot. Regjisori është shtylla kurrizore për ne, na ushtron në mënyrën më të mirë të mundshme, punon fort me secilin nga ne dëshiron që të arrijmë lartë e më lartë. Motivin, durimin dhe pozitivitin që e ka ai, thjeshtë na nxit që të dalim sa më faqebardhë dhe sa më së miri para publikut. I jam falënderuese dhe mirënjohëse pafund, e kemi si një baba të dytë.
    -Ti kryen tjetër profesion, por luan në shfaqje, çka do të thotë për ty aktrimi ? Sa të përmbush dalja përpara publikut?
    -Po, i qëndroj pas mendimit timse kur njeriu dëshiron diçka, do të gjejë mënyrën, pavarësisht kohës, që ta realizojë. Jam edhe anëtare e Shoqatëssë Shkrimtarëve Abc Poetike, sepse mua arti më fle në shpirt. Aktrimi është ushqim shpirtëror që asnjëherë nuk ngopet njeriu së dashuri atë. Nuk ka më bukur se kur ne luajmë personazhe të tjera që na jepen, me shumë dashuri pasion dhe vullnet.Dalja para publikut është sikur qielli i mbushur me yje që presim vetëm të shkëlqejmë me entuziazmin dhe dashurinë e flaktë të aktrimit.
    – A është aktrimi vetëm një aktivitet kalimtar, apo edhe ndoshta ke plane më ambicioze?
    -Deri më tani i kamarritur gjërat që i kam dashur, e planet nuk kanë fund. Aktrimi është pika kryesore që m’i ka hapur rrugët të kyçem edhe në aktivitete të tjera. Po shpresoj të kem shëndetin dhe energjinë e mos të ndalem asnjëherë me plane të reja si Adisë që s’njeh kufi, dhe i do sfidat, ku e do, aty e gjen./Politiko.makdomen.net

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Related Posts

    Arifi: Çerdhja në Likovë hapet në fund të muajit shkurt

    February 24, 2025

    Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

    February 21, 2025

    BDI: Të quash shqiptarët e Kosovës “qytetarë shqipfolës të Serbisë” është ofendim i rëndë, VLEN të distancohet nga ky veprim

    February 20, 2025
    LAJMET E FUNDIT
    MAQEDONI

    Arifi: Çerdhja në Likovë hapet në fund të muajit shkurt

    February 24, 2025

    Kryetari i Komunës së Likovës, Erkan Arifi thotë se çerdhja në fshatin Mateç do të…

    Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

    February 21, 2025

    BDI: Të quash shqiptarët e Kosovës “qytetarë shqipfolës të Serbisë” është ofendim i rëndë, VLEN të distancohet nga ky veprim

    February 20, 2025

    ASH: Luani i VMRO-së në stemën e policisë, rikthehet “MVR-VMRO” si në kohën e Gruevskit dhe Jankullovskës

    February 20, 2025

    Ademi: Partneri i VLEN-it, Bogojevski kërkon rikthimin e Kosovën nën Serbi – edhe sa mund të duroni?!

    February 20, 2025
    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    © 2025 Politiko. Designed by Politiko.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.