Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku është shprehur se më 9 shkurt, dita kur do të mbahen zgjedhjet e përgjithshme në vendin tonë, “bie mafia energjetike”.
Nëpërmjet “më 9 shkurt bie mafia energjetike”, Abdixhiku ka listuar edhe disa nga “dështimet” e Qeverisë Kurti, përcjell Klankosova.tv.
Shkrimi i plotë i kryetarit të LDK-së:
MË 9 SHKURT BIE MAFIA ENERGJETIKE
– Nagip Krasniqi, i caktuar nga partia në pushtet në krye të KEK-ut, akuzohet nga Prokuroria Speciale për negocimin e një TENDERI SEKRET në vlerë prej 3.4 milion eurove.
– Ky tender sekret është negociuar kur Blloku A5 qëndronte jashtë funksionit për plot 9 muaj. Në atë kohë, gjatë dimrit, Kosova blinte rrymë nga 1 MILION EURO NË DITË; secilën ditë!
– Gjithë këtë vlerë e paguanin qytetarët e Kosovës. Sepse Qeveria, nëpërmjet Rregullatorit, kishte rritur çmimet e energjisë për 100%.
– Martin Berishaj, ani pse ambasador, hetohet sot për ndërmjetësimin e bërë për blerjen e energjisë. Për këtë punë ishte shpërblyer me 2 milionë euro nga GEN-I me seli në Beograd. Martin Berishaj i kishte tërhequr plot 1.5 MILION EURO para të gatshme nga njëra bankë në Prishtinë.
– Sikurse Nagipi, ashtu dhe Martini, kishin marrë mbrojtje publike nga Kryeministri – që i kishte vendosur të dy; njërin në KEK, tjetrin ambasador në Kroaci.
Mafia energjetike i ka rrënjët e thella në pushtetin popullist. Prandaj dhe marrin mbrojtje publike. Prandaj dhe sulmohet Prokuroria e Media. E japin këtë mbrojtje sepse ndihen të paprekshëm. Arroganca e 51% ka krijuar këtë vetëbesim prej të fortit.
MË 9 shkurt bie Mafia Energjetike!
Pas 9 shkurtit, hetimet e pavarura të një sistemi juridik pa presion popullist, do të japin dritë edhe mbi të gjithë tenderët sekret. Kemi ngritur mjaftueshëm fakte për 113 tenderët e tjerë SEKRET në KEK, e mbi 877 të tjerë në gjithë Qeverinë për tre vite – pothuajse nga një në ditë.
BDI përmes një video i përgjgigjet kryeministrit Mickoski i cili kërkoi fakte mbi akuzat për…
Kryetari i Komunës së Likovës, Erkan Arifi thotë se çerdhja në fshatin Mateç do të…
Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…
BDI dënon ashpër dhe në mënyrë të pakompromis deklaratën skandaloze të një partneri të koalicionit…
Aleanca për Shqiptarët përmes një kumtese thonë se Ministria e Punëve të Brendshme po rikthehet…
Arbër Ademi nga BDI, në rrjetin social facebook ka shpërndarë statusin e Petar Bogojevskit i…