Kryeministri Edi Rama ka reaguar për 3 pikat e propozuara nga BE për të normalizuar situatën në veri të Kosovës.
Në një reagim në Twitter, Rama thotë se angazhimi i Presidentit francez Macron dhe Kancelarit gjerman Scholz për të zgjidhur këtë konflikt tregojnë shpirtin e vërteë të Europës.
“Nuk mund të falenderoj mjaftueshëm Presidentin Macron dhe Kancelarin Scholz për punën që po bëjnë për të finalizuar procesin e normalizimit të marrëdhënieve Kosovë-Serbi. Duke u ulur me respekt me të dyja palët për të zgjidhur një konflikt absurd, kjo tregon shpirtin e madh të Europës. Faleminderit.
Falenderoj Presidenten Osmani që bisedoi drejtpërdrejt me Vuçiç dhe shpresoj që këto 3 kërkesa të plotësohen menjëherë që ky konflikt absurd të përfundojë përpara se të dëmtojë reputacionin e Kosovës dhe integrimin e mëtejshëm në komunitetin demokratik. Një falenderim të madh edhe për Borrell për pasionin dhe durimin e tij për të ndihmuar në arritjen përfundimtare të marrëveshjes historike”.
Tre kërkesat e bëra publike nga përfaqësuesi i lartë i BE, Borrell, janë:
-Zgjedhje të reja lokale.
-Sigurimin e pjesëmarrjes së serbëve të Kosovës.
-Fillimi i punës për themelimin e asociacionit të komunave me shumicë serbe me dialogun e lehtësuar nga BE.
https://twitter.com/ediramaal?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1664377891138707456%7Ctwgr%5E95b7921498ea77554c981a0acf2efab0a13e7998%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Ftvklan.al%2F3-kerkesa-e-be-per-situaten-ne-kosove-rama-faleminderit-macron-dhe-scholz-kjo-tregon-shpirtin-e-europes%2F