Gripi është një sëmundje e shpeshtë dhe e rrezikshme, që mund të shkaktojë komplikime serioze në shëndet. Një nga faktorët që ndikon në shpërndarjen e gripit është moti. Një studim i publikuar në revistën Clinical Virology, ka zbuluar se gripi shfaqet më shumë pas acarit të parë të dimrit, kur temperatura dhe lagështia bijnë. Por kjo nuk është arsyeja e vetme, pasi viruset mund të qëndrojnë gjatë në ajër dhe në praninë e shumë njerëzve.
Për të parandaluar infeksionet dhe për ta mbrojtur shëndetin gjatë dimrit, ekspertët këshillojnë disa masa të thjeshta, si të fikni ngrohësin gjatë natës, t’i lani duart shpesh, të mbuloni gojën kur tështini ose kolliteni, të kryeni vaksinat vjetore kundër gripit dhe të ushqeheni mirë me fruta, perime, lëng mishi dhe ushqime me veti anti-inflamatore apo anti-mikrobiale.
Në rajonin e Ballkanit, virusi H1N1, i njohur edhe si gripi i derrit, ka shkaktuar vdekjen e 72 personave dhe me qindra të tjerë janë infektuar. Situata më e rëndë është në Rumani, ku kanë vdekur 54 persona, por viktima janë raportuar edhe në Bosnjë, Greqi dhe Mal të Zi. Në Shqipëri, ende nuk ka konfirmim të rasteve të gripit të derrit, por Instituti i Shëndetit Publik ka bërë thirrje për më shumë kujdes. (politiko.mk)