Një recetë e thjeshtë për një pije me portokall, karrota dhe xhenxhefil po bëhet virale në internet, pasi shumë gra kanë raportuar një përmirësim të dukshëm në pamjen e tyre dhe humbje peshe pas konsumimit të saj. Kjo pije e quajtur “botox në gotë”, është e pasur me vitaminë C dhe kolagjen, dy elementë thelbësorë për bukurinë e lëkurës, flokëve dhe thonjve.
Për të përgatitur këtë pije ju nevojiten vetëm katër përbërës: dy portokall të qëruar, katër deri në gjashtë karrota të vogla, tre centimetra xhenxhefil të prerë në feta dhe një e treta e një filxhani ujë. Hidhini të gjithë përbërësit në një shtrydhëse frutash dhe perimesh dhe nxirrni lëngun. Nëse nuk keni një shtrydhëse të ftohtë, mund ta kulloni përzierjen në një leckë të pastër pambuku. Konsumoni një gotë nga kjo pije një herë në ditë, mundësisht para se të shkoni në shtrat.
Sipas ekspertëve, kjo pije mund të ketë një efekt anti-plakje dhe anticelulit, pasi vitamina C rrit sintezën e proteinave të kolagjenit, e cila shërben për të rigjeneruar lëkurën e varur. Kolagjeni gjithashtu ndihmon në forcimin e flokëve dhe thonjve. Katrotat janë burim i vitaminave B, të cilat luajnë një rol në shkëlqimin e fytyrës. Xhenxhefili ka veti anti-inflamatore dhe ndihmon në pastrimin e trupit nga toksinat.
Kjo pije është e lehtë për t’u bërë dhe nuk ka efekte anësore. Rekomandohet ta konsumoni fillimisht tri herë në javë, më pas rriteni gradualisht konsumin derisa të vini re ndryshimin në pamjen tuaj. Shumica e grave që e kanë provuar këtë pije thonë se ndihen më të freskëta dhe më të reja. Ju gjithashtu mund të provoni këtë recetë magjike dhe të na tregoni rezultatet tuaja. (politiko.mk)