Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë Lindita Nikolla, e ka pritur në takim emisarin special të Shteteve të Bashkuara të Amerikës Gabriel Escobar.
Nikolla tha se takimi ishte shumë mbresëlënës.
Ajo tha se Escobari i cilësoi ShBA-të si vend më prokosovar.
“Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë dënuar aktin terrorist të 24 shtatorit dhe njohin përgjegjësinë e Serbisë për këtë akt. Marrëveshja e Ohrit është një marrëveshje strategjike dhe duhet punuar për zbatimin e saj. ShBA-të mbështesin dialogun e lehtësuar nga Bashkimi Evropian, po punojnë për njohjen e saj edhe nga pesë shtetet e BE që nuk e kanë njohur dhe po ndërtojnë një fushatë njohjesh globale për Kosovën. Dialogu Kosovë-Serbi është e vetmja rrugë drejt paqes dhe sigurisë në rajon”, ka shkruar Nikolla.