Sa u përket veprave penale, bashkëpunimi mes Serbësisë dhe Kosovës stagnon. Përkundër disa përgjigjeve që ka dhënë Sërbina gjatë këtij viti, pothuajse e ka ndaluar plotësisht kërkimin e të dhënvave për lëndë të caktuara gjyqësore ndaj Kosëvës.
Këto dy vende kanë nënshkruar Marrëveshjen për Ndihmë të Ndërsjellë Juridike në vitin 2013, në kuadër të bisedimeve për të rregulluar marrëdhëniet, të ndërmjetësuara nga BE. Në vitin 2015, Marrëveshja u ndryshua dhe tani përmes përfaqësuesve të BE-së, palët shkëmbejnë kërkesa gjyqësore.
Sipas Zyres së Përfaqësuesit të Posaçëm të BE-së në Prishtinë, gjatë viteve të fundit ka pasur shkëmbime të suksesshme të shumta të kërkesave dhe përgjigjeve mes Kosovës dhe Serbisë përmes tyre. Sipas të dhënave nga viti 2020 deri në shtator të këtij viti, Kosova ka dërguar 1,460 kërkesa në Serbi për çështje gjyqësore të ndryshme dhe ka marrë përgjigje në 415 prej tyre.
Serbia ka dërguar 596 kërkesa në Kosovë dhe ka marrë përgjigje për 1,050, duke përfshirë edhe kërkesat e bëra para vitit 2020. Kosova ka dërguar 211 kërkesa gjatë 9 muajve të parë të këtij viti dhe ka marrë 17 përgjigje, në anën tjetër, Serbia nuk ka dërguar asnjë kërkesë.
EUSR-ja nuk dha komente më të hollësishme për shifrat, por theksoi rëndësinë e Marrëveshjes për Ndihmë të Ndërsjellë Juridike për përmirësimin e bashkëpunimit gjyqësor. Gazmend Çitaku, Drejtori i Departamentit për Bashkëpunim Juridik Ndërkombëtar në Ministrinë e Drejtësisë në Kosovë, konfirmoi se Serbia ka ndërprerë njëanshëm zbatimin e marrëveshjes.
“Kjo çështje është ngritur edhe nga Përfaqësuesi i Zyrës së Bashkimit Evropian dhe Zyra e Përfaqësuesit Special të BE-së në Kosovë. Informatat që i kam unë, janë se Serbia ka deklaruar se nuk ka hequr dorë nga kjo marrëveshje, por, në anën tjetër, nuk ka ekzekutim të kërkesave, nuk ka përgjigje nga ana e tyre që disa muaj”, thotë Çitaku për Radion Evropa e Lirë.
Brenda një viti, në Ministrinë e Drejtësisë marrin rreth 200 kërkesa nga qytetarët shqiptarë dhe serbë për zgjidhjen e çështjeve ligjore. Por, shumë prej tyre nuk realizohen për shkak të mosbashkëpunimit të Serbisë.
Juristi Ibrahim Ahmeti nga Prizreni konfirmon këtë situatë, duke treguar për një rast konkret të pezulluar për shkak të mospranimit të dokumenteve nga Serbia.
“Tash e kam një rast, ku është marrë aktvendimi i trashëgimisë në Serbi. Këtu në Kosovë nuk e pranojnë. Kam kërkuar që me anë të Ministrisë së Drejtësisë të vij deri te pranimi i atyre dokumenteve, por tash për tash kemi stagnuar. Kështu që kemi probleme”, thotë Ahmeti për Radion Evropa e Lirë.
Sipas Marrëveshjes për Ndihmë të Ndërsjellë Juridike, kërkesa fillimisht paraqitet në një gjykatë në Kosovë, pastaj dërgohet në Ministrinë e Drejtësisë. Pas kësaj, kërkesa kalon në Zyrën e BE-së në Kosovë, pastaj në Zyren e BE-së në Serbi dhe më në fund te Ministria e Drejtësisë e Serbisë. Përgjigjja duhet të vijë në këtë mënyrë. REL-i ka kontaktuar Ministrinë serbe të Drejtësisë në lidhje me zbatimin e Marrëveshjes, por nuk ka marrë përgjigje.
Në lidhje me bashkëpunimin në rastet civile, Këshilli Gjyqësor i Kosovës nuk i është përgjigjur kërkesës së REL-it për koment. Këshilli Prokurorial nuk ka marrë ndonjë raport në lidhje me zbatimin e marrëveshjes. Marrëveshja për Ndihmë të Ndërsjellë Juridike me Serbinë është zbatuar kryesisht në raste civile. Serbia nuk ka bashkëpunuar në çështje të krimeve lufte ose me individë të profilit të lartë.
Tani, Kosova po kërkon që Serbia t’i dorëzojë personat e përfshirë në sulmin e 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit. Autoritetet serbe po hetojnë Milani Radoiçiq, i dyshuar për organizimin e sulmit. Serbia nuk i ekstradon personat në Kosovë për shkak të mosnjohjes së pavarësisë së Kosovës. (politiko.mk)