Politiko
    Facebook Twitter Instagram
    Politiko
    • BALLINA
    • MAQEDONI

      Ish komandati i UÇK-së, Matranxhi: “Treshi-përsheshi” do të ndahen nga fundi i prillit!

      December 4, 2023

      Dalin pamjet e makinës së autorëve të vrasjes së Vanjës, gjendet e djegur në një fshat afër Stenkovec

      December 4, 2023

      Spasovski: Në krim është përfshir dhe babai i Vanjës, për të zhvatur paratë nga nëna e saj

      December 4, 2023

      Spasovski zbulon detaje të rënda për vrasjen e Vanjës: Trupi i saj u gjet i varrosur në Shkup

      December 4, 2023

      Grubi: I tmerruar nga vrasja e 14 vjeçares nga Shkupi, autorët të dalin para drejtësisë

      December 3, 2023
    • RAJON
    • BOTA
    • SHOWBIZ
    • SPORT
    • SHËNDETI
    • OPINIONE
    Politiko
    Home»RAJON»BE-ja konfirmon: Kosovarët do të udhëtojnë pa viza në Europë nga 1 janari 2024
    RAJON

    BE-ja konfirmon: Kosovarët do të udhëtojnë pa viza në Europë nga 1 janari 2024

    October 20, 2023

    Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë ka bërë të ditur se nuk ka asnjë pezullim apo ndryshim të vendimit për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës. Në një komunikim me KALLXO.com, Zyra e BE-së ka thënë se regjimi pa viza do të fillojë të zbatohet më 1 janar 2024, siç ishte parashikuar.

    “Liberalizimi i vizave për mbajtësit e pasaportave të Kosovës do të hyjë në fuqi më 1 janar 2024. Ai do t’u lejojë qytetarëve të Kosovës të udhëtojnë si turistë në BE pa viza për 90 ditë në çdo periudhë 180 ditore”, ka deklaruar Ioanna Lachana, zëdhënëse e Zyrës së BE-së në Kosovë.

    Zyra e BE-së ka nisur gjithashtu një fushatë informuese me titullin “Explore Europe” për të njoftuar publikun kosovar për përfitimet, përgjegjësitë dhe kufizimet e regjimit pa viza. Stafi i BE-së në Kosovë po zhvillon aktivitete në disa qytete të Kosovës, si pjesë e fushatës së qeverisë për liberalizimin e vizave.

    “Ky është një moment i rëndësishëm historik në marrëdhëniet BE-Kosovë dhe një hap i rëndësishëm në rrugën e Kosovës drejt BE-së. BE-ja në Kosovë ka nisur fushatën “Eksploro Evropën” për të shpjeguar përfitimet që sjell liberalizimi i vizave, por edhe përgjegjësitë dhe kufizimet. Stafi i BE-së në Kosovë gjithashtu merr pjesë në aktivitete informuese në disa qytete të Kosovës si pjesë e fushatave të qeverisë për liberalizimin e vizave,” shtoi Lachana.

    Çështja e vizave për Kosovën është bërë shkak i polemikave këtë javë pas deklaratës së presidentit të Francës, Emmanuel Macron, të martën në Tiranë. Macron tha se procesi i vizave për Kosovën është pezulluar nga Franca. Por kjo deklaratë u përgënjeshtrua nga institucionet e BE-së, të cilat thanë se asnjë vend anëtar nuk ka kërkuar apo ndërmarrë iniciativë për pezullimin e regjimit pa viza për Kosovën.

    Vendimi për liberalizimin e vizave është miratuar nga Parlamenti Evropian dhe Këshilli Evropian më 19 prill 2023 dhe është nënshkruar nga kryetarja e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola. Vendimi është publikuar në gazetën zyrtare të BE-së më 25 prill 2023 dhe hyri në fuqi më 15 maj 2023. Sipas këtij vendimi, kosovarët mund të udhëtojnë pa viza nga 1 janari 2024. (politiko.mk)

    Share. Facebook WhatsApp Email
    LAJMET E FUNDIT
    RAJON

    Ndërron jetë Mirush Kabashi, aktori i madh i skenës dhe ekranit

    December 5, 2023

    Një humbje e madhe për artin shqiptar. Aktori i njohur dhe i dashur, Mirush Kabashi,…

    Shtëpia e Bardhë: Kongresi duhet të miratojë ndihmën për Ukrainën ose të pranojë fitoren e Rusisë

    December 5, 2023

    Baerbock: Sllovenia dhe Gjermania janë partnerë për një Evropë të fortë dhe të zgjeruar

    December 5, 2023

    Ish komandati i UÇK-së, Matranxhi: “Treshi-përsheshi” do të ndahen nga fundi i prillit!

    December 4, 2023

    Denoncon Klubi dhe publikon videon: Bokserit tonë iu mor padrejtësisht fitorja

    December 4, 2023
    Facebook Twitter Instagram YouTube
    © 2023 Politiko.mk . Designed by Politiko.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.