Politiko
    Facebook Twitter Instagram
    Politiko
    • BALLINA
    • MAQEDONI

      Grubi: Me dinamikën e duhur po zhvillohen punimet ndërtimore në objektin e Teatrit dhe Bibliotekës së Tetovës

      December 11, 2023

      Sekretari i forumit rinor i Lëvizjes BESA në Shkup, i bashkohet BDI-së

      December 11, 2023

      Kovaçevski: Qeveria teknike është definuar me ligj, çdo improvizim mund të hedhë njollë në gjithë procesin zgjedhor

      December 11, 2023

      Hamendjet e VMRO-DPMNE-së për abstenim nga “Qeveria e Talatit”!

      December 11, 2023

      Këshilli i Ministrave në Shkup: Një hap drejt integrimit të politikave transportuese me BE-në

      December 11, 2023
    • RAJON
    • BOTA
    • SHOWBIZ
    • SPORT
    • SHËNDETI
    • OPINIONE
    Politiko
    Home»MAQEDONI»Grubi: MSP ndanë 20 milionë denarë për mbështetje të sektorit civil, këto janë kriteret!
    MAQEDONI

    Grubi: MSP ndanë 20 milionë denarë për mbështetje të sektorit civil, këto janë kriteret!

    October 19, 2023Updated:October 19, 2023

    Ministria për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive ka shpallur edhe këtë vit, thirrjen publike për mbështetjen financiare të shoqatave dhe fondacioneve.

    Në një njoftim të bërë në rrjetet sociale nga Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi, njëherë edhe Ministër në dikasterin e Ministrisë për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive thuhet se mbështetja për shoqërinë civile vazhdon.

    “Publikuam thirrjen publike për financimin e aktiviteteve programore të shoqatave dhe fondacioneve të vendit për vitin 2023 me fokus në këto qëllime prioritare”, ka shkruar mes tjerash Grubi.

    Në vazhdim ai ka njoftuar edhe për programet dhe aktivitet që do të financohen, po ka zbardhur edhe qëllimet po edhe kriteret që duhet të përmbushen për marrjen e këtyre mjeteve.

    Njoftimi i plotë:

    Mbështetja për shoqërinë civile vazhdon!

    Publikuam thirrjen publike për financimin e aktiviteteve programore të shoqatave dhe fondacioneve të vendit për vitin 2023 me fokus në këto qëllime prioritare:

    Barazinë dhe mosdiskriminim në të gjitha fushat e jetës shoqërore;

    Përmirësimin e kohezionit social dhe tolerancës ndëretnike;

    Sigurimin dhe promovimin e vlerave të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit (identitetit etnik, kulturor, gjuhësor dhe fetar të bashkësive);

    Sigurimi e zhvillimit ekonomik të shpejtë dhe të qëndrueshëm, standard më të lartë dhe cilësi jetësore të qytetarëve;

    Udhëheqjen e suksesshme të bisedimeve negociuese me Bashkimin Europian;

    Sundimin e së drejtës, pavarësinë e gjyqësorit, luftën pa kompromis kundër krimit dhe korrupsionit me transparencë të gjerë dhe obliguese;

    Arsimin cilësor të arritshëm për të gjithë, në pajtim më kërkesën e tregut të punës;

    Administratën moderne dhe efikase të bazuar në digjitalizim që siguron shërbime të shpejta dhe cilësore për qytetarët dhe subjektet juridike dhe

    Mbrojtjen e mjedisit jetësor, zhvillimin e gjelbër, zvogëlimin e ndotjes së ajrit dhe ndikimin e ndryshimeve klimatike.

    Programi i mbështetjes financiare të sektorit civil parasheh shpërndarjen e mjeteve të përgjithshme buxhetore në vlerë prej 20 milionë denarë në formë të granteve të njëhershme në vlerë prej 600.000 denarëve për periudhën e zbatimit të programeve / projekteve deri më 30 qershor 2024.

    Ftoj të gjitha shoqatat dhe fondacionet të shqyrtojnë përmbajtjen e thirrjes publike të publikuar në gazetat “Koha” dhe “Slloboden Peçat” dhe të aplikojnë në kornizën e përcaktuar kohore prej 30 ditëve nga dita e publikimit të thirrjes publike.

    Share. Facebook WhatsApp Email
    LAJMET E FUNDIT
    MAQEDONI

    Grubi: Me dinamikën e duhur po zhvillohen punimet ndërtimore në objektin e Teatrit dhe Bibliotekës së Tetovës

    December 11, 2023

    Objekti i ri i Teatrit dhe Bibliotekës së Tetovës po kompletohet dita ditës, pasi tashmë…

    Mbresa sjellë magjinë për festat e fundvitit

    December 11, 2023

    Sekretari i forumit rinor i Lëvizjes BESA në Shkup, i bashkohet BDI-së

    December 11, 2023

    Tomë Dodaj, shitësi i armës që vrau Liridonën, arrestohet nga gjykata

    December 11, 2023

    Kovaçevski: Qeveria teknike është definuar me ligj, çdo improvizim mund të hedhë njollë në gjithë procesin zgjedhor

    December 11, 2023
    Facebook Twitter Instagram YouTube
    © 2023 Politiko.mk . Designed by Politiko.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.