Politiko
    Facebook Twitter Instagram
    Politiko
    • BALLINA
    • MAQEDONI

      Ish komandati i UÇK-së, Matranxhi: “Treshi-përsheshi” do të ndahen nga fundi i prillit!

      December 4, 2023

      Dalin pamjet e makinës së autorëve të vrasjes së Vanjës, gjendet e djegur në një fshat afër Stenkovec

      December 4, 2023

      Spasovski: Në krim është përfshir dhe babai i Vanjës, për të zhvatur paratë nga nëna e saj

      December 4, 2023

      Spasovski zbulon detaje të rënda për vrasjen e Vanjës: Trupi i saj u gjet i varrosur në Shkup

      December 4, 2023

      Grubi: I tmerruar nga vrasja e 14 vjeçares nga Shkupi, autorët të dalin para drejtësisë

      December 3, 2023
    • RAJON
    • BOTA
    • SHOWBIZ
    • SPORT
    • SHËNDETI
    • OPINIONE
    Politiko
    Home»RAJON»Macroni nuk ka kërkuar pezullimin e vizave për Kosovën, thotë zyra e shtypit të presidentit francez, u përkthye gabimisht në Tiranë
    RAJON

    Macroni nuk ka kërkuar pezullimin e vizave për Kosovën, thotë zyra e shtypit të presidentit francez, u përkthye gabimisht në Tiranë

    October 18, 2023

    Pas reagimit të mediave kosovare për deklaratën e presidentit francez Emmanuel Macron në lidhje me mundësinë e pezullimit të vizave për Kosovën, zyra e shtypit e presidentit ka sqaruar se çështja mbetet e hapur dhe se nuk ka ndonjë kërkesë për pezullim nga Franca. Sipas zyrës së shtypit, Macroni ka folur për tensionet mes Serbisë dhe Kosovës dhe ka kërkuar që Kosova të mbajë fjalën e dhënë për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Zyra e shtypit gjithashtu ka theksuar se liberalizimi i vizave është një proces teknik, ku Franca nuk mund të vendosë vetëm, por duhet të konsultohet me partnerët e saj europianë.

    Burime diplomatike brenda Bashkimit Evropian kanë konfirmuar se nuk ka mundësi që një shtet anëtar i BE-së ta pezullojë liberalizimin e vizave për një shtet tjetër në mënyrë të njëanshme dhe se kjo mund të bëhet vetëm përmes një rregulloreje nga Këshilli i BE-së. Ata kanë shtuar se Franca, e as ndonjë shtet tjetër anëtar i BE-së, nuk ka propozuar suspendimin e vizave për Kosovën, apo për Serbinë.

    Kosova pritet të udhëtoj pa viza në 27 vende të BE-së nga 1 janari i vitit 2024, pasi vendimi për liberalizimin u miratua edhe formalisht nga BE-ja në prill të këtij viti. Për ta pezulluar këtë vendim duhet të merret një vendim tjetër nga Këshilli i BE-s. (politiko.mk)

    Share. Facebook WhatsApp Email
    LAJMET E FUNDIT
    RAJON

    Shqiptarët në Suedi, organizojnë një homazh për vrasjen e Liridonës

    December 5, 2023

    Një ngjarje e rëndë ka shokuar komunitetin shqiptar në Udevalla të Suedisë, ku ka jetuar…

    Vebi Mujku: Institucionet po neglizhojnë rastet e dhunës në familje

    December 5, 2023

    Rritet rreziku i gripit të shpezëve në Francën

    December 5, 2023

    Ndërron jetë Mirush Kabashi, aktori i madh i skenës dhe ekranit

    December 5, 2023

    Shtëpia e Bardhë: Kongresi duhet të miratojë ndihmën për Ukrainën ose të pranojë fitoren e Rusisë

    December 5, 2023
    Facebook Twitter Instagram YouTube
    © 2023 Politiko.mk . Designed by Politiko.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.