Politiko
    Facebook Twitter Instagram
    Politiko
    • BALLINA
    • MAQEDONI

      Ish komandati i UÇK-së, Matranxhi: “Treshi-përsheshi” do të ndahen nga fundi i prillit!

      December 4, 2023

      Dalin pamjet e makinës së autorëve të vrasjes së Vanjës, gjendet e djegur në një fshat afër Stenkovec

      December 4, 2023

      Spasovski: Në krim është përfshir dhe babai i Vanjës, për të zhvatur paratë nga nëna e saj

      December 4, 2023

      Spasovski zbulon detaje të rënda për vrasjen e Vanjës: Trupi i saj u gjet i varrosur në Shkup

      December 4, 2023

      Grubi: I tmerruar nga vrasja e 14 vjeçares nga Shkupi, autorët të dalin para drejtësisë

      December 3, 2023
    • RAJON
    • BOTA
    • SHOWBIZ
    • SPORT
    • SHËNDETI
    • OPINIONE
    Politiko
    Home»MAQEDONI»Jeton Shaqiri – Pit Seshëns: SHBA do të vazhdojë ta mbështesë zhvillimin e sistemit arsimor në Maqedoninë e Veriut
    MAQEDONI

    Jeton Shaqiri – Pit Seshëns: SHBA do të vazhdojë ta mbështesë zhvillimin e sistemit arsimor në Maqedoninë e Veriut

    October 17, 2023Updated:October 17, 2023

    Shtetet e Bashkuara të Amerikës edhe në të ardhmen do të vazhdojë ta mbështesë zhvillimin e sistemit arsimor në Maqedoninë e Veriut. Do të sigurohet vazhdimësia e mbështetjes financiare dhe logjistike që është dhënë deri më tani përmes disa organizatave amerikane dhe do të bëhen përpjekje për lidhjen e drejtpërdrejtë të institucioneve arsimore në të dy vendet.

    Ky është konkluzioni i takimit të ministrit të Arsimit dhe Shkencës Jeton Shaqiri dhe kongresmenit Pit Seshëns, i cili u mbajt sot në Kongresin Amerikan në Uashington, i cili po qëndron për vizitë disa ditore .

    Gjatë takimit, Shaqiri e informoi Seshëns për gjendjen aktuale të sistemit arsimor në vend dhe për ndryshimet që po ndodhin, veçanërisht në fushën e arsimit fillor. Ai theksoi se fokusi është në zhvillimin e programeve të reja mësimore dhe teksteve shkollore, në përmirësimin e infrastrukturës arsimore si dhe në ngritjen e motivimit për punë të kuadrit mësimor dhe profesional të shkollave.

    Kongresmeni amerikan Seshëns shprehu besimin se do të angazhohet për ndërlidhjen e institucioneve arsimore në shtetin e Teksasit me shkollat dhe fakultetet në Maqedoninë e Veriut. Shkëmbimi i përvojave është i rëndësishëm veçanërisht për përmirësimin e cilësisë së mësimit.

    Takimi është pjesë e agjendës së ministrit Shaqiri, i cili me ftesë të disa politikanëve amerikanë po qëndron për vizitë disa ditore në SHBA, ku krahas takimeve është paraparë edhe ligjëratë në njërin ndër universitetet me renome amerikane.

    Share. Facebook WhatsApp Email
    LAJMET E FUNDIT
    MAQEDONI

    Ish komandati i UÇK-së, Matranxhi: “Treshi-përsheshi” do të ndahen nga fundi i prillit!

    December 4, 2023

    Ish komandanti dhe ushtari i UÇK-së nga Komuna e Haraçinës, Shaban Bafqari-Matranxhi nëpërmes një postimi…

    Denoncon Klubi dhe publikon videon: Bokserit tonë iu mor padrejtësisht fitorja

    December 4, 2023

    Samanta nuk e ndjek Donaldin në Instagram dhe shkak për këtë është Big Brother Vip

    December 4, 2023

    Edona s’i jep “pesë pare”, u tregon çështje intime banorëve

    December 4, 2023

    Një mesazh kundër dhunës në familje shfaqet në një mural në Skenderaj

    December 4, 2023
    Facebook Twitter Instagram YouTube
    © 2023 Politiko.mk . Designed by Politiko.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.