Politiko
    Facebook Twitter Instagram
    Politiko
    • BALLINA
    • MAQEDONI

      LSDM: Kryetarët e VMRO DPMNE-së abuzojnë me paratë publike dhe rrisin faturat e qytetarëve

      December 2, 2023

      Ali Ahmeti me bashkëpunëtorë dhe Lladrovcin, bëjnë homazhe dhe vizitojnë familjen Rugova

      December 2, 2023

      Kovaçevski: Mbeshtetje e fortë ndaj industrisë së municioneve, kontribut aktiv në sistemin e mbrojtjes së NATO-s

      December 2, 2023

      Sot do t’i mbushte 79 vjet! Ali Ahmeti bën homazhe tek varri i Ibrahim Rugovës, viziton dhe familjen e presidentit historik

      December 2, 2023

      Bekteshi do të marrë pjesë në Samitin e Kombeve të bashkuara për ndryshimet klimatike

      December 2, 2023
    • RAJON
    • BOTA
    • SHOWBIZ
    • SPORT
    • SHËNDETI
    • OPINIONE
    Politiko
    Home»SHËNDETI»Frutat që përmbajnë më shumë dhe më pak sheqer
    SHËNDETI

    Frutat që përmbajnë më shumë dhe më pak sheqer

    October 17, 2023

    Sheqeri te frutat vjen bashkë me fibrat, mineralet dhe vitaminat, gjë që balancon situatën në organizëm.

    Kështu që ai është shumë herë më pak i dëmshëm se sa sheqeri i përpunuar. Sidoqoftë, sheqeri mbetet sheqer, ndaj edhe në rastin e frutave, nuk duhet tepruar, ose më saktë duhet vendosur një ekuilibër.

    Sidomos në rastet kur po përpiqeni të humbisni peshë ose vuani nga sëmundje ku sheqeri përkeqëson më tepër gjendjen tuaj.

    Frutat më të mira që mund të konsumoni në këto raste janë ato me më pak sheqer dhe me më shumë minerale, antioksidantë, vitamina dhe fibra.

    Mango

    Mango përmban shumë fibra dhe lëndë ushqyese që i nevojiten organizmit tuaj. Por gjithashtu ato janë një ndër frutat që përmbajnë më tepër sheqer natyral.

    Për shembull, një mango ka rreth 45 gram sheqer dhe ky frut mund të mos jetë zgjedhja juaj më e mirë nëse po përpiqeni të humbisni peshë. Megjithatë, ju mund shijoni disa feta dhe të ruani pjesën tjetër për më vonë.

    Rrushi

    Një filxhan me rrush ka rreth 23 gram sheqer. Nëse po mundoheni të reduktoni sheqerin në regjimin tuaj ushqimor, këshillohet të konsumoni sasi të vogla.

    Qershitë

    Ato janë të ëmbla dhe përmbajnë shumë sheqer. Vetëm një filxhan me qershi përmban 18 gram sheqer.

    Dhe nëse mbushni një tas të madh me to, mund të humbisni llogarinë se sa sheqer po konsumoni.

    Dardha

    Një dardhë e mesme ka 17 gram sheqer. Nëse po përpiqeni të zvogëloni sasinë e sheqerit që konsumoni përgjatë ditës, mos e konsumoni të gjithë dardhën menjëherë.

    Shalqiu

    Ai është i ngarkuar me ujë dhe ka minerale të veçanta që i nevojiten trupit tuaj për tu hidratuar gjatë ditëve të nxehta të verës. Por vetëm një copë e vogël trekëndore përmban 17 gram sheqer.

    Fiqtë

    Dy fiq me madhësi mesatare kanë 16 gram sheqer. Prandaj nëse po përpiqeni të mbani nën kontroll sheqerin, këshillohet të reduktoni konsumin e tyre.

    Bananet

    Një banane e mesme ka 14 gram sheqer. Nëse kjo ju duket e tepërt, konsumoni gjysmën e saj ose mund të zgjidhni banatet jeshile të cilat përmbajnë më pak sheqer.

    Frutat me më pak sheqer

    Avokado

    Po, avokado konsiderohet një frut! Dhe jo të gjitha frutat janë të mbushura me sheqer. Vetëm në një avokado gjenden 1.33 gram sheqer. Edhe pse ato janë të ulëta në sheqer, avokadot janë të larta në kalori, kështu që mund të mos jetë një ide e mirë t’i konsumoni rregullisht.

    Mjedrat

    Ato përmbajnë 8 gram fibra për filxhan dhe vetëm 5 gram sheqer. Fibra është e mirë për tretjen dhe mund t’ju ​​ndihmojë të ndiheni më të ngopur.

    Papaja

    Gjysma e një papaje të vogël ka rreth 6 gram sheqer. Dhe gjysma është e mjaftueshme për t’u ngrënë në një vakt.

    Luleshtrydhet

    Një filxhan me luleshtrydhe ka vetëm 7 gram sheqer. Shtojini ato në një sallatë ose konsumojini si një vakt i ndërmjetëm.

    Share. Facebook WhatsApp Email
    LAJMET E FUNDIT
    MAQEDONI

    LSDM: Kryetarët e VMRO DPMNE-së abuzojnë me paratë publike dhe rrisin faturat e qytetarëve

    December 2, 2023

    LSDM ka bërë një denoncim të fortë kundër kryetarëve të komunave të VMRO-së, të cilët…

    Ali Ahmeti me bashkëpunëtorë dhe Lladrovcin, bëjnë homazhe dhe vizitojnë familjen Rugova

    December 2, 2023

    Kovaçevski: Mbeshtetje e fortë ndaj industrisë së municioneve, kontribut aktiv në sistemin e mbrojtjes së NATO-s

    December 2, 2023

    Sot do t’i mbushte 79 vjet! Ali Ahmeti bën homazhe tek varri i Ibrahim Rugovës, viziton dhe familjen e presidentit historik

    December 2, 2023

    79 vjet nga lindja e Ibrahim Rugovës, simbolit të pavarësisë dhe identitetit të Kosovës

    December 2, 2023
    Facebook Twitter Instagram YouTube
    © 2023 Politiko.mk . Designed by Politiko.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.