Politiko
    Facebook Twitter Instagram
    Politiko
    • BALLINA
    • MAQEDONI

      Ali Ahmeti me bashkëpunëtorë dhe Lladrovcin, bëjnë homazhe dhe vizitojnë familjen Rugova

      December 2, 2023

      Kovaçevski: Mbeshtetje e fortë ndaj industrisë së municioneve, kontribut aktiv në sistemin e mbrojtjes së NATO-s

      December 2, 2023

      Sot do t’i mbushte 79 vjet! Ali Ahmeti bën homazhe tek varri i Ibrahim Rugovës, viziton dhe familjen e presidentit historik

      December 2, 2023

      Bekteshi do të marrë pjesë në Samitin e Kombeve të bashkuara për ndryshimet klimatike

      December 2, 2023

      “Ka vend edhe për ty”, vazhdon anëtarësimi në Forumin rinor të BDI në Tetovë/ Stacioni i rradhës ishte Reçica e Vogël

      December 2, 2023
    • RAJON
    • BOTA
    • SHOWBIZ
    • SPORT
    • SHËNDETI
    • OPINIONE
    Politiko
    Home»RAJON»Kush ishte Martti Ahtisaari, finlandezi që u angazhua në zgjidhjen e statusit të Kosovës?
    RAJON

    Kush ishte Martti Ahtisaari, finlandezi që u angazhua në zgjidhjen e statusit të Kosovës?

    October 16, 2023

    Martti Ahtisaari lindi më 23 qershor 1937 është një politikan finlandez, president i dhjetë i Finlandës, laureat i Çmimi Nobel për Paqe, diplomat i Kombeve të Bashkuara dhe ndërmjetësues i njohur për punën e tij ndërkombëtare të paqes.

    Ai u emërua ambasador në Tanzani nga viti 1973-76, ndërkaq në vitin 1977 u emërua Komisionar i Kombeve të Bashkuara për Namibinë dhe më pas përfaqësues special i sekretarit të përgjithshëm për këtë vend që do të çonte drejt pavarësisë në vitin 1990, në krye të një misioni të OKB-së.

    Në fillim të viteve 80′ ai u riaktivizua në diplomacinë finlandeze, deri në emërimin e tij në vitin 1987 në postin e ndihmëssekretarit të përgjithshëm të OKB-së, ku u ngarkua për drejtimin e administratës deri në vitin

    Vitet 90′ shënojnë kthimin e tij në Evropë dhe fillimin e një aktiviteti të gjerë dhe të palodhur diplomatik në favor të paqes në Ballkan. Nga shtatori i vitit 1992 deri në prill të vitit 1993, ai drejtoi grupin e punës të Konferencës Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë, në Bosnje-Hercegovinë.

    Në korrik të vitit 1993, ai u emërua këshilltar special i Konferencës Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë, para se të zgjidhej këshilltar special i OKB-së në ish-Jugosllavi.

    Megjithëse erdhi në krye të presidencës së vendit të tij në vitin 1994 për një periudhë gjashtëvjeçare, ai mbeti shumë aktiv në arenën ndërkombëtare.

    Në vitin 2006, Ahtisaari do të mbikëqyrte si i dërguar special i OKB-së bisedimet mes serbëve dhe kosovarëve lidhur me statusin përfundimtar të Kosovës.

    Më 24 korrik 2006, i emëruari i posaçëm i sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, Martti Ahtisaari, në mënyrë të suksesshme solli në tavolinë udhëheqësit kryesorë të Kosovës dhe Serbisë në takimin e parë të nivelit të lartë për procesin e statutit të Kosovës në Vjenë, po ashtu të quajtur “takimi i elefantëve”.

    Derisa palët detajuan pozitat e qëndrimeve të tyre, takimi u vlerësua si i suksesshëm në kuptimin që i mblodhi për herë të parë udhëheqësit kryesorë të Prishtinës dhe Beogradit në një vendtakim.

    Share. Facebook WhatsApp Email
    LAJMET E FUNDIT
    MAQEDONI

    Ali Ahmeti me bashkëpunëtorë dhe Lladrovcin, bëjnë homazhe dhe vizitojnë familjen Rugova

    December 2, 2023

    Lideri i shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, Ali Ahmeti me bashkëpunëtorë dhe kryetari i komunës…

    Kovaçevski: Mbeshtetje e fortë ndaj industrisë së municioneve, kontribut aktiv në sistemin e mbrojtjes së NATO-s

    December 2, 2023

    Sot do t’i mbushte 79 vjet! Ali Ahmeti bën homazhe tek varri i Ibrahim Rugovës, viziton dhe familjen e presidentit historik

    December 2, 2023

    79 vjet nga lindja e Ibrahim Rugovës, simbolit të pavarësisë dhe identitetit të Kosovës

    December 2, 2023

    Bekteshi do të marrë pjesë në Samitin e Kombeve të bashkuara për ndryshimet klimatike

    December 2, 2023
    Facebook Twitter Instagram YouTube
    © 2023 Politiko.mk . Designed by Politiko.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.