Selektori i Kombëtares së Kosovës në Xhudo, Driton Kuka, ka bërë të ditur se xhudistja 15-vjeçare, Sidorela Doda, e ka fituar medaljen e bronztë në Kupën Evropiane U18 që po mbahet në Berlin.
Kuka tha se Doda i befasoi të gjithë me medaljen e saj të parë serioze U18 në Kupën Evropiane ku shënoi tri fitore dhe pësoi një humbje.
“E rëndësishme për mua sidomos puna e madhe e Majlindës si trajnere në ndërtimin e saj”, tha Kuka, transmeton Klankosova.tv.
Tutje, ai bëri të ditur se sot në Berlin garoi edhe xhudistja tjetër, Enise Zijade, ku shënoi një fitore dhe pësoi në luftën e dytë.
“Po ashtu, garuese me potencial të madh, emra që besoj shumë do të jenë kohë të gjatë në skenën e sportit të xhudos”, tha ai.