Policia e Kosovës ka intensifikuar patrullimet për të ndaluar hyrjet e njerëzve dhe mallrave përmes rrugëve ilegale në kufirin verior me Serbinë, pas sulmit kundër policisë në shtator. Një grup i armatosur qëlloi me armë zjarri mbi një patrull policie në Banjskë të Zveçanit, duke vrarë rreshterin Afrim Bunjaku.
Policia e Kosovës ka thënë se armatimi që u përdor në sulm kishte hyrë përmes rrugëve ilegale nga Serbia. Radio Evropa e Lirë sjell pamje të Policisë së Kosovës gjatë patrullimeve në atë pjesë. Nga pamjet shihet se policia kontrollon automjetet dhe personat që lëvizin në zonën kufitare. Policia ka thënë se po punon me partneritetin strategjik të KFOR-it dhe EULEX-it për të garantuar sigurin dhe rendin në veri të Kosovës. (politiko.mk)