Në një kohë kur tensionet janë të larta pas sulmit terrorist të 24 shtatorit në Banjskë, ku u vra një polic kosovar, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka bërë një thirrje publike për organizimin e zgjedhjeve për kryetarë të katër komunave në veri të Kosovës. Ai ka thënë se kjo do të mundësojë që pushteti lokal të jetë në duart e serbëve që jetojnë atje dhe jo në duart e atyre që nuk kanë lidhje me këtë zonë. Ai ka akuzuar Kosovën se nuk ka bërë hetim për vrasjen e serbëve dhe se nuk ka bashkëpunim me Serbinë për zbardhjen e sulmit terrorist.
Vuçiq gjithashtu ka folur për situatën ndërkombëtare dhe ka thënë se nuk beson që do të ketë sanksione ndaj Serbisë. Ai ka theksuar se ushtria serbe është e fortë dhe se mund të ruaj paqen në rajon. Ai ka shtuar se nëse do të ketë masa ndaj Serbisë, ato do të jenë ndaj tij personalisht dhe jo ndaj popullit serb. (politiko.mk)