Të enjten rreth orës 04:30 në Stacionin Policor të Gostivarit, është mbajtur 34-vjeçari E.I. nga Gostivari, i cili më parë kishte qenë i privuar nga liria në Shkup, për shkak se kërkohej për vuajtjen e masës së paraburgimit 30-ditësh. Pas mbajtjes së shkurtër ai është dorëzuar në Institutin Korrektues Penal Burgu i Shkupit për të vuajtur masën e paraburgimit.