Pjesëtarët e policisë së Tetovës kanë zbardhur plotësisht pesë vjedhje që dyshohet se janë kryer gjatë këtij muaji nga një i mitur nga Sellca e Tetovës. Tek ai dhe një i afërm i tij janë gjetur 4 biçikleta dhe 1 trotinet elektrik, të cilat më vonë u kthyen tek pronarët e tyre. Pas dokumentimit të plotë të rastit kundër të dyshuarit të mitur do të përgatitet parashtresë përkatëse.