Morena Taraku mbetet ndër vajzat më të komentuara të showbizz-it shqiptar.
Ish-Missi është mjaft e ndjekur në rrjetet sociale dhe aty sjell imazhe nga më të ndryshmet që nuk kalojnë pa vëmendje.
Edhe së fundmi, Morena ka pozuar para pasqyrës për disa foto mjaft atraktive, teksa vuri në pah linjat joshëse të trupit.
Teksa dukej në formë të mrekullueshme, 30-vjeçarja pozoi e veshur me një bluzë të shkurtër të bardhë që ishte e hapur në pjesën e shpinës.