Ukraina do të padisë Poloninë, Hungarinë dhe Sllovakinë për ndalimet bujqësore

1 min read

Kievi do të padisë Poloninë, Hungarinë dhe Sllovakinë, për hezitimin e tyre për tërhequr ndalimin e produkteve bujqësore ukrainase, tha Përfaqësuesi Tregtar i Ukrainës Taras Kachka.

“Është e rëndësishme të vërtetohet se këto veprime janë ligjërisht të gabuara. Dhe kjo është arsyeja pse ne do të fillojmë procedurat ligjore nesër”, deklaroi Kachka.

Të premten, Bashkimi Evropian vendosi edhe një herë të lejojë shitjen e grurit ukrainas në bllok, pasi më parë vendosi ndalimin, raporton Aljazeera.com, transmeton Klankosova.tv

“Qasja sistematike e Budapestit dhe Varshavës për injorimin e pozitës së institucioneve të BE-së në politikën tregtare, mendoj se do të jetë problem për BE-në në përgjithësi, sepse atje nuk ka unitet”, shtoi Kachka.

Previous Story

Aksident në Mavrovë, lëndohet motoristi

Next Story

Bekteshi: Nga e mërkura do të vendoset shenja “çmim i garantuar” tek disa nga produktet ushqimore që do të ngrihen…

Latest from Blog