Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut – Bujar Osmani i është përgjigjur Izet Mexhitit pas akuzave se gjoja ka takuar Nikolla Gruevskin në Budapest për të diskutuar për ndryshimet në Kodin Penal.
“Njëherë thanë e ka takuar Ali Ahmeti, pastaj thanë – jo, e ka takuar Artan Grubi, tash unë e paskam! Ndoshta me të katërtën ia qëllojnë”, thuhet në përgjigjen e Osmanit.
Ditë më parë kryetari i Kumanovës, Maksim Dimitrevski akuzoi zëvendëskryeministrin e parë të Qeverisë Artan Grubi po për të njëjtën gjë dhe në të njëjtin stil. Pretendimet e Dimitrevskit i demantojë vet Nikolla Gruevski.(Indeks.mk)
https://www.facebook.com/bujar.osmani.942/posts/2132497736954118?ref=embed_post