Suedia, e treta në Botërorin e femrave

1 min read

Goditja mahnitëse e Kosovare Asllanit në pjesën e dytë vulosi fitoren 2-0 për Suedinë në ndeshjen kundër Australisë për vendin e tretë në Botërorin e femrave.

Lojtarja e kombëtares së Suedisë dhe Milanit goditi nga skaji i zonës për të shënuar golin e dytë të sfidës pas penalltisë së realizuar nga Fridolina Rolfos në pjesën e parë, ndërsa Suedia fitoi medaljen e bronzit në Kupën e Botës për herë të dytë radhazi.
Në fakt edhe në këtë sfidë ishte nevoja e përdorimit të VAR për të përcaktuar penalltinë.

Megjithëse me humbje arritja e kombëtares australiane në vendin e katërt nuk mund të nënvlerësohet në një vend ku futbolli nuk është sporti numër një.

Humbja e tyre gjysmëfinale 3-1 nga Anglia ishte ngjarja televizive më e ndjekur në historinë australiane me 11.15 milionë shikues.

Por në ndeshjen për vendin e tretë motivimi mungoi. Australia, e cila kishte arritur vetëm një herë në çerekfinale më parë, në 2015, ishte një nga shtetet pritëse të Botërorit të femrave që zhvilloi ndeshje edhe në Zelandë.

Tv Klan

Previous Story

Dua Lipa, pushime “alla shqiptarçe” në Shqipëri

Next Story

Ukrainë: Viktima civile gjatë granatimit rus

Latest from Blog