Njihuni me policin kosovar më IN të momentit, rrëmbeu vëmendjen e vajzave në rrjetet sociale

1 min read

Ditën e djeshme, mbase më shumë vëmendje se vet aksioni policor në MINT, në rrjet pati përqendrim tek një prej policëve.

Vajza e gra, u ndalën për të komentuar një prej policëve të përfshirë në aksion.

Jehona e policit mbërriti deri në Shqipëri, ku faqja më e njohur satirike “Lolita” i kushtoi disa postime, në kërkim të identitetit të tij.

Për Lolitën e plot vajza e gra të tjera, më shumë detaje iu themi ne të Prive.al.

Edhe pse në “radar” s’kemi policë kryesisht por këngëtarë e të tjerë persona nga bota e të famshëmve, nuk na u desh shumë të kuptojmë që polici në fjalë është Florian Musa.

Ai operon në Prishtinë, teksa së fundmi ka ndryshuar njësitin ku shërben brenda Policisë së Kosovës, bëjnë të ditur burime të Prive.al.

Nga një kërkim i thjeshtë në rrjete sociale, ai figuron të jetë beqar.

Nuk dihet nëse fama nga sot e tutje do t’ia “lëkund” këtë status meqë në rrjet, është polici më i kërkuar i momentit.

Previous Story

Rrëfehet vajza shqiptare e martuar me maqedonas: Më shiti familja 3 mijë euro se ju ngela në shtëpi!

Next Story

Zejdi: Të ardhmen europiane të vendit po e rrezikojnë disa deputetë nacionalshovinist maqedonas

Latest from Blog