Selami: Nuk na duhen populizma për politika ditore, rinia don rroga si në Europë!

1 min read

Sot është mbajtur seanca e parë për negocimin e ndryshimeve kushtetuese. Janë përplasur qëndrime të ndryshme të partive politike, disa duke mbështetur aleatët perëndimor, e disa duke i dhënë përparsi zhvillimit të bllokut lindor.

Drejtori i ri i Byrosë së Metrologjisë Abdul-Selam Selami, në statusin e tij në facebook u bën thirrje të gjitha partive politike që t’i lenë mënjanë populizmat politike dhe të ndërmarrin aktin e votimit të ndryshimeve kushtetuese, me çka është rruga për integrimin e vendit e sidomos të rinjve në Bashkimin Europian.

Statusi i plotë:

“Populizma për politika ditore nuk na duhen në këto momente të rëndësishme! Momenti është të bëhen ndryshimet kushtetuese të cilat kërkohen si kusht për largimin e embargos, gjithçka tjetër është justifikim!
Rinia don rroga dhe kushte më të mira si në Europe dhe kjo arrihet vetëm duke qenë në Europë”, tha Selami në statusin e tij në facebook.

Previous Story

Grubi: Votoni ndryshimet kushtetuese, vendi ynë nuk ka alternativë tjetër përveç integrimit në BE

Next Story

LSDM: Mickoski si Gruevski, VMRO kundër BE-së

Latest from Blog