Kovaçevski: Me ndryshimet kushtetuese nuk asimilohet askush, kemi mbështetjen e Berlinit dhe Washingtonit

1 min read

Kryeministri RMV-së Dimitar Kovaçevski, në fjalimin e tij në seancën e sotme për ndryshimet kushtetuese, disa herë theksoi se propozim-ndryshimet nuk janë bullgare dhe i ftoi deputetët që t’i votojnë.

Ai tha se ndryshimet kushtetuese mbështeten nga Berlini dhe Washingtoni dhe se nuk do të asimilohet askush. Kovaçevski tha se pas Maqedonisë qëndrojnë “më të mëdhenjtë dhe më të fuqishmit”.

“Duke votuar “për” do të jemi të gjithë fitues dhe me “kundër” do të jemi humbës. Sot është dita kur do të bëhet e qartë se kush dëshiron ta shohë vendin në BE dhe kush e bllokon atë. Kush do të ngrihet në këmbë që vendi të ecë përpara dhe kush do të përgjigjet me justifikime”, tha kryeministri.

“Ne u udhëhoqëm nga mënyra më e mirë e vetme për të ofruar, për të shpjeguar argumentet “për” dhe për të kërkuar mbështetje për ndryshimin e Kushtetutës. Ne nuk izoluam askënd, nuk hodhëm poshtë debatin. Edhe në vitin 1991 edhe tani – hyrja në BE ishte, është dhe do të jetë procesi më i mirë politik shtetëror, mekanizmi ynë për të qenë një shtet me të gjitha standardet. Është me anëtarësimin tonë në NATO, që na bën shtet me të tashme, vend me të ardhme të qartë”, tha Kovaçevski. /Telegrafi/

Previous Story

Ilhan Kyqyk: Maqedonia e Veriut le të votoj ndryshimet kushtetuese, çdo opsion tjetër ndalon rrugëtimin drejt BE-së

Next Story

Partitë në pushtet me qëndrim të qartë: Ejani të ecim bashkë drejt BE-së

Latest from Blog