Ukraina miratoi rezolutë për tregtinë me Maqedoninë e Veriut

1 min read

Qeveria e Ukrainës miratoi rezolutë për zbatimin e marrëveshjes për tregtinë e lirë me Maqedoninë e Veriut.

Sipas përfaqësuesit ukrainas Taras Kaçka kjo rezolutë do të mundësojë që marrëveshja e tregtisë së lirë e arritur që në tetor të vitit 2022, ndërsa e ratifikuar këtë pranverë midis Ukrainës dhe Maqedonisë së Veriut të zbatohet në tërësi.

Kjo do të mundësojë dhe zbatimin e mekanizmit për doganimin e prodhimeve bujqësore dhe importin e mallrave nga Maqedonia e Veriut pa të dhëna shtesë në kuadër të kuotës tarifore.

closevolume_off
Paraprakishit u njoftua se Ukraina dhe Maqedonia e Veriut kanë arritur marrëveshje për “transport pa viza”, me çka parashikohet heqja e lejeve dhe transport bilateral e tranzit të automjeteve të standardit Euro 3.

Previous Story

Arrestohet në Tetovë 36 vjeçari për sulm fizik ndaj nënës së tij

Next Story

Dy ushtarë të Maqedonisë së Veriut janë helmuar nga gazi në Slloveni derisa punonin në mënjanimin e pasojave nga vërshimet

Latest from Blog