Rexhepi: Punësimet në “Bechtel dhe Enka”, një mundësi që nuk duhet humbur!

1 min read

Dje në Gostivar, konsorciumi që po ndërton korridoret 8 dhe 10D, “Bechtel dhe Enka” e organizoi Panairin e Punësimeve, ku prezantuan planin për punësimin e 2000 punëtorëve nga Maqedonia nga tregu i punës në vendin tonë.

Sot për informacione më të detajuara rreth kësaj teme, në një prononcim për portalin index.mk, zëvendësministri i Transportit dhe Lidhjeve, Bekim Rexhepi ka thënë se kjo nuk është asgjë e re, por vetëm dispozitë në Ligjin për Korridoret 8 dhe 10D. Ai shtoi se numri i të punësuarve me siguri do të jetë mbi 2000 punëtorë.

“Është një dispozitë ligjore e Ligjit për “Bachtel dhe Enka” që detyron që punësimi i punonjësve të kalojë 51%, gjë që e konfirmuam gjatë prezantimit të ndryshimeve në ligjet për korridoret 8 dhe 10D.

Numri me siguri do të kalojë shifrën e 2000 punëtorëve të të gjitha profileve, si juristë, ekonomistë, inxhinierë ndërtimi, IT e të tjerë. Prandaj apeloj për sa më shumë paraqitje në kompaninë Bachtel dhe Enka”.

Previous Story

Pagat në Bechtel dhe Enka / Rexhepi: VMRO-ja prapë në “aut”, ndryshuam ligjin për marrëdhëniet pikërisht për rritjen e pagave

Next Story

BDI: Deputetët të votojnë për integrim europian të vendit tonë

Latest from Blog