/

Bardhi e mban sekret se kujt ia ka kushtuar “Mallin”!

1 min read

Këngëtari i popullarizuar që ka një ngritje të shpejtë të popullaritetit, Bardhi, erdhi në Shkup si më i ri në Peace Festival, krahas legjendave si MC Kresha, Tuna, Ledri…

Nuk e lamë rehat pa “e grryer” pak, për të na rrëfyer diçka që na interesonte ne dhe vetë publikn e gjerë.

-Për së dyti herë në Shkup mbahet PEACE festival si e komentoni mbajtjen e këtij organizimi?

-Më pëlqen shumë ky organizim nga që jam dhe i vendit i Kumanovës, dhe më pëlqen shumë që po kanë një vend shqiptarët ku të mblidhen që të festojnë me po këngëtarë shqiptar, por edhe ne po gëzohemi kur po i shohim shqiptarët të bashkuar.

-Kumanova, Shkupi, Tirana apo Prishtina?

-Të katërta i kam për zemër, por normalisht, vendlindja është e para, në Prishtinë po jetoj tani dhe është shumë mirë, në Shkup vij me gjithë qejf, në Tiranë gjithashtu kështu që të katër qytetet nuk mund t’i ndaj.

-A është dedikim kënga “Malli”?

-Dedikim nuk është por aty afër…!

-Cili është grupi i preferuar i Bardhit në futboll?

-E ndjek futbollin anglez, jam me Mancester Cityn që 12 vite kështu që jam super tifoz.

-Me cilin reper nuk do të bashkëpunonit kurrë e me cilin do të donit të kishit një bashkëpunim?

Për dy vite i kam bërë diku 70 projekte, ndër të cilat 37 janë bashkëpunime. Tani kemi disa ide evropiane, prandaj do të doja një bashkëpunim me ndonjë emër internacional.

Previous Story

“O fshina kredinë, o boss”, qytetarët i luten hakerit që sulmoi Raiffeisen Bank

Next Story

Peace Fectival-i, ç’thonë këngëtarët: Kënaqësi e rrallë të këndosh para publikut shkupjan!

Latest from Blog