Ali Ahmeti i ftuar në promovimin e librit “Mes një ëndrre të bukur, si një përrallë”, nga poetja gostivarase, Berinika Arsllani

1 min read

Në ambientet e Pallatit për Kulturë në Gostivar, u promovua libri me poezi “Mes një ëndrre të bukur, si një përrallë” nga poetja e re gostivarase, Berinika Arsllani.

I ftuar në promovimin e këtij libri ishte dhe kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, i cili në një fjalim rasti përgëzoi poeten e re për botimin e librit.

“Sa bukur që sonte jemi mbledhur këtu, ju adhurues të fjalës së bukur, të librit e mbi të gjtha të rinisë. Lexova nga libri i poetes dhe më pëlqen mënyra së si përshkruhen ndjenjat në këtë libër, si përshkruhet me një filozofi të theksuar dhe bota e fëmijëve dhe tema të tjera. Shpreh mirënjohje për të gjithë atë që punuan për këtë libër, përfshire dhe Pallatin për Kulturë në Gostivar për organizmin e këtij promovimi. Suksese të mëtejshmë”, u shpreh Ahmeti.

Përveç leximit të pjesëve të shkëputura nga botimi më i ri i Berinikës, poetja shpalosi dhe disa nga punimet e saja në pikturë.

Previous Story

Moti sot me diell dhe temperatura deri në 38 gradë Celsius

Next Story

Video bëhet virale! Turistët italianë ikin nga restoranti shqiptar pa paguar

Latest from Blog