Vrasja e 65-vjeçarit në Mitrovicë, Prokuroria dhe Policia po vazhdojnë hetimet

1 min read

Fillimisht, hetimet nisën si “Vdekje e dyshimtë”, mirëpo më pas rasti u rikualifikua si “Vrasje”. Për vrasjen e 65-vjeçarit që u gjet pa shenja të shtunën në rrugën e UÇK’së në Mitrovicë, deri tash janë arrestuar dy persona. Për zbardhjen e rastit, Prokuroria në Mitrovicë ka thënë se bashkë me Policinë janë duke ndërmarrë veprime hetimore intensive.

“Dy (2) persona janë ndaluar deri tash, për shkak të dyshimit për kryerjen e veprës penale “Vrasja”. Prokuroria dhe policia janë duke ndërmarrë veprime hetimore intensive për zbardhjen në plotëni të rrethanave të këtij rasti”, ka thënë zëdhënësi i Prokurorisë, Valon Preteni për Express.

Viktima, S.M. u gjet pa shenja jete më 12 gusht në rrugën e UÇK-së në Mitrovicë. Fillimisht rasti ishte kualifikuar si “Vdekje e dyshimtë”, ndërsa më vonë u rikualifikua si “Vrasje e rëndë”.

Për këtë rast, të hënën janë arrestuar dy persona si të dyshuar për vrasjen e 65-vjeçarit.

I dyshuari i parë është Xh.N., i moshës 43 vjeçare. Atij i është konfiskuar vetura e viktimës, e cila është gjetur te ai.

“Si rrjedhojë e hetimeve intensive nga ana e hetuesve të Sektorit Rajonal, me datën 13 gusht 2023, mbi dyshime të bazuara për përfshirje në rast është identifikuar dhe arrestuar personi i dyshuar Xh. N., 43 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës. Lidhur me rasti në cilësi të provës materiale është konfiskuar vetura e viktimës e cila është gjetur në posedim te i dyshuari”, thuhej në njoftimin e Policisë.

Ndërsa i dyshuari i dytë është K. M., 25 vjeçar.

“Si rrjedhojë e hetimeve lidhur me veprën penale ”vrasje rëndë”, hetuesit e Sektorit Rajonal të Hetimeve mbi dyshime të bazuar në orët e mesditës së sotme kanë identifikuar dhe arrestuar edhe personin e dytë të dyshuar për përfshirje në veprën penale “vrasje e rëndë”, e ndodhur me datën 12 gusht 2023 në Mitrovicë. Me aktvendim të prokurorit të dyshuarit K. M., 25 vjeçar, i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë.”

Dy të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orësh.

Previous Story

Osmani: Faktori ndërkombëtar t’i bëjë presion Vuçiqit

Next Story

Kosovë: Vetëm në qershor 150 çifte i dhanë fund martesës së tyre

Latest from Blog