QMK Maqedoni: Zjarri në Dollnen është vënë nën kontroll

1 min read

Zjarri që lëvizte drejt fshatit Koshino, Komuna Dollneni, me aksion kryesisht preciz dhe të koordinuar të Er Traktorëve të Drejtorisë për mbrojtje dhe shpëtim është vënë nën kontroll, kumtoi dje Qendra për menaxhim me kriza.

Nga atje mbrëmë njoftuan se ende digjen ende dy vatra me shkurre, ndërsa në terren ende janë aktiv zjarrfikësit e NJTZ Prilep.

“Herët në mëngjes, me agimin e parë, do të vazhdojmë shuarjen e zjarrit, i cili presim të shuhet gjatë natës. Dy helikopterë të policisë do të jenë gati të ngrihen në orën 5:00 nëse gjykojmë se ka nevojë për angazhimin e tyre”, thonë nga QMK.

Previous Story

Demaçi nuk e ka merituar këtë politizim nga partitë politike

Next Story

Ndalohen dy persona për sjellje agresive ndaj policëve

Latest from Blog