“Po përgjigjem sot për herë të parë dhe të fundit”/ Egli flet për ndarjen nga Olsi Bylyku: Kam vendosur ta fal!

1 min read

TIRANE

Ndarja mes Olsi Bylykut dhe Egli Takos ka qenë një nga temat më të përfolura në media, teksa çifti ka zgjedhur mos të tregojë shumë detaje mbi situatën.

Ndërkohë, së fundmi, në një “bisedë” me ndjekësit e saj në Instastory, Eglin e kanë pyetur “A të mungon?”, për të cilën ajo u nda gjatë.

“Unë kam zgjedhur të fal, të hesht, të eci dhe të them faleminderit për të gjithë ditët e mira. Lidhja më e fortë që ka krijuar Zoti! 5 vite të mbushura me këtë lidhje. Sigurisht që kur dikush largohet, le një vend bosh. Dhe çdo njeri që percepton, arsyeton (jo të gjithë e kanë aftësinë) është i detyruar ta ndjejë boshllëkun e atij vendi gjithmonë. Koha e mbush shpirtin tonë me gjëra të tjera e mungesa venitet, sepse jeta vazhdon. Ama vendi mbetet bosh”, shkruan Egli.Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Previous Story

Algjeria ndalon shfaqjen e filmit Barbie nëpër kinema

Next Story

Zaimina Vasjari duket tërheqëse në pozat me bikini nga pushimet e saj verore

Latest from Blog