Në Qeveri, Kovaçevski dhe Grubi u ndanë certifikata pjesëmarrësve Shkollës për Liderë të Rinj

1 min read

Shkup, 15 gusht/politiko.mk – Sot në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Ministria për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, organizoi ndarjen e certifikatave për të gjithë pjesëmarrësit e Shkollës për Liderë të Rinj. Certifikatat u ndanë nga dy njerëzit e parë të Qeverisë, kryeministri Dimitar Kovaçevski dhe nga zëvendëskryeminstri i parë, Artan Grubi.

Mbi 50 pjesëmarrës nga kjo shkollë u pajisën me certifikata dhe njohuri të reja rreth temave të ndryshme për lidershipin, për realizimin e paqes ndërkombëtare, integrimin e vendit dhe bashkëpunimin, si dhe për Marrëveshjen e Ohrit dhe përfitimet që kjo marrëveshje ka sjellë gjatë këtyre më shumë se dy dekadave.

Në një status të tij në Facebook, zëvendëskryeminstri i parë, Artan Grubi shprehu kënaqësinë e tij për ndarjen e certifikatave për liderët e rinj nga PFD.
“Ishte kënaqësi që bashkë me Kryeministrin Dimitar Kovaçevski të mirëpresim në ambientet e Qeverisë pjesëmarrësit e Shkollës për Liderë të Rinj “Peace Forum Dialogue”, të bashkëbisedojmë me ta rreth rëndësisë së Marrëveshjes së Ohrit, Marrëveshjes së Prespës, asaj të fqinjësisë së mirë, për perspektivën europiane të vendit që pa këto marrëveshje do të ishte e pamundur dhe t’u ndajmë certifikata për pjesëmarrje të suksesshme në këtë edicion.
Të gjithë kishin mbetur të kënaqur nga organizimi, tematika dhe sesionet e ligjërimit në Mavrovë, andaj mbetemi të përkushtuar që organizimet e këtilla të vazhdojnë edhe në të ardhmen për çështje jetike që brezi i ri nuk duhet t’i harrojë.
Ju uruam shumë suksese dhe qëndrojmë në përkrahje të plotë të tyre në sfidat e radhës!”, është shprehur Grubi.
Të kënaqur nga kjo eksperiencë e bukur, të gjithë këta të rinj u shprehën se kjo shkollë duhet të vazhdojë që t’i përhapi rrënjët e saj edhe në të ardhmen, për ta trashëguar rëndësinë e Marrëveshjes së Ohrit apo veç më të kësaj tradite, tek të rinjtë e gjeneratave të ardhshme.

Previous Story

U ndanë certifikatat për pjesëmarrësit në “Peace Forum Dialogue”, të rinjtë u mirëpritën në Qeveri nga Grubi dhe Kovaçevski

Next Story

PËR NJË JAVË TRE AKSIDENTE: Sa janë të sigurt trotinetet elektrike?

Latest from Blog