Gjendja në pikat kufitare

1 min read

Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pandërprerë nëpër rrugë kryesisht të thata. Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është rritur. Në vendkalimin kufitar Tabanoc vërehet frekuencë e rritur e automjeteve, koha e pritjes për hyrje dhe dalje është rreth 30 minuta, ndërsa në VK Bogorodicë për daëlje nga vendi pritet rreth 40 minuta. Në vendkalimet e tjera kufitare nga ana e Maqedonisë së Veriut, nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.

LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore, ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

Previous Story

Prej sot fillon Shkolla për Liderë të Rinj “Peace Forum Dialogue”, personalitete të njohura do të ligjërojnë tema aktuale politike para 70 të rinjëve pjesëmarrës

Next Story

Bilanci tragjik nga zjarret në Hawaii

Latest from Blog