Shqiptohen 553 sanksione për tejkalim të shpejtësisë së lejuar

1 min read

Ministria e Punëve të Brendshme dje në kontrollin e përforcuar aksional në tërë terrirorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut ka sanksionuar 553 shoferë, prej tyre tetëmbëdhjetë shoferë kanë qarkulluar me shpejtësi mbi 50 km në orë nga shpejtësia e lejuar.

MPB njofton se pesë shoferë kanë qarkulluar me shpejtësi mbi 70 km në orë nga shpejtësia e lejuar. Poashtu është konstatuar se 284 shoferë e kanë tejkaluar shpejtësinë e qarkullimit në vende të banimit kurse 269 shoferë jashtë vendeve të banimit.

“Kontrollimet e përforcuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë deri te të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion t’u përmbahen rregullave dhe rregulloreve me qëllim të rritjes së sigurisë në rrugë”, theksojnë nga atje.

Previous Story

Mariçiq: Suksesi qëndron në bashkimin dhe vendosmërinë për anëtarësim në BE, nuk është koha për arsyetime partiake

Next Story

Qeveria e Kosovës, 255 mijë euro për Luginën e Preshevës

Latest from Blog