Policia sekuestron armën dhe disa fishekë nga një person në hapësira të QKUK-së

1 min read

Policia e Kosovës ka njoftuar se sot ka sekuestruar një revole dhe shtatë fishekë nga një person në hapësirat e Qendrës Klinike dhe Universitare të Kosovës.

Sipas Policisë, i arrestuari është një 42-vjeçar me inicialet E.H, ndaj të cilit Policia ka inicuar hetim në drejtim të veprës penale “Mbajtja në pronësi kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës”.

“Prishtinë 09 gusht 2023 – Sot rreth orës 16:30, Policia e rajonit të Prishtinës respektivisht zyrtarët e njësisë për reagim të shpejtë, kanë arritur të gjejnë dhe të sekuestrojnë; Një revole të tipit VZOR70, të kalibrit 7.65mm, si dhe Shtatë copë fishekë. Sekuestrimi rezultoi pas ndalimit dhe kontrollit të detajuar që i’ u bë një të dyshuari në hapësirat e QKUK-së, në Prishtinë”, thuhet në njoftim.

Previous Story

Spanja po përballet me valën e katërt të të nxehtit

Next Story

Të paktën 6 të vrarë nga zjarri në Havai

Latest from Blog