Mot kryesisht me diell do të mbajë sot në vendin tonë, ndërsa në viset për rreth relievit malor parashihen vranësira të shpërndara.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, në vlerat e temperaturave maksimale parashihen rritje të lehta.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-12 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 24-27 gradë Celsius.
Do të fryjë erë drejtimesh të ndryshme e lehtë deri mesatare.