Bie në bunar, vdes gruaja në Gjilan

1 min read

Një grua ka vdekur në Gjilan pasiqë ka rënë në bunar. Rastin në polici e ka raportuar bashkëshorti i saj.

Bëhet e ditur se në vendin e ngjarjes ka dalë policia, ndërsa njësiti i zjarrfikësve ka nxjerrë trupin e pajetë të gruas nga pusi.

Me urdhër të prokurorit trupi i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Rasti është duke u hetuar, transmeton Klankosova.tv.

Previous Story

Llalla: Rruga Tetovë-Prizren nuk kalon fare nga Vica

Next Story

Serbia kërcënon Kosovën me pasoja në fushën e telekomunikacionit

Latest from Blog