Aksident i rëndë mes katër veturave në Maqedoni, dy të vdekur

1 min read

Dy persona kanë humbur jetën, ndërsa tre të tjerë janë lënduar rëndë në aksidentin rrugor në Rosoman. Këto janë informacionet e para nga mjeku Ratko Gërkov, drejtuesi i Shërbimit të Urgjencës në Kavadar.

“Shërbimi mjekësor i urgjencës menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes pas raportimit për një aksident në afërsi të Rosomanit, me tre ekipe. Janë përfshirë edhe punonjësit që nuk ishin në turn, por ishin të gatshëm të ndihmonin në çdo moment”, deklaroi Gërkov për MIA.

Vdekja e të dy personave u konstatua në vendin e ngjarjes.

Sipas informacioneve të para, ka pasur aksident zinxhiror ku janë përfshirë katër automjete.

Nga policia për më shumë detaje do të njoftojnë më vonë. Në terren ka ndërhyrë edhe Njësiti territorial zjarrfikës i Kavadarit me dy vetura dhe gjashtë zjarrfikës.

Previous Story

Bëhen 25 vjet nga rënia e heroit të tri luftërave Bekim Berisha

Next Story

Spanja po përballet me valën e katërt të të nxehtit

Latest from Blog