Shtylla e ndriçimit elektrik në Zhelinë që mund të mbyt njerëz! (FOTO)

1 min read

Duhet të jetë vertikalisht dhe t’u bëjë dritë natën njerëzve si kudo ,por kjo shtyllë elektrike në Zhelinë është gati të bie dhe në fakt është i afërt ai moment kur do të ndodhë sepse këtë të gjithë e shohin përveç autoriteteve komunale shkruan Tetovasot.

Kjo shtyllë është anuar dhe përbën rrezik për njerëzit që frekuentojnë atë zonë.

Gati një javë që kjo shtyllë e ndriçimit publik qëndron në këtë formë. Një banorë i Zhelinës ka dërguar fotografinë duke i kërkuar Blerim Sejdiut të merr masa deri sa nuk ka pasoja në njerëz.

“Tetovasot publikoje këtë foto të kësaj shtylle, është afer” Kiper Marketit “në Zhelinë, ka disa ditë që është kështu, paramendoni me ra në veture apo mbi kokën e dikujt e mbyt në vend , Blerimi e ka pa por smerr masa, publikonja që të shpëtojmë dikë mos vdesë” ka reaguar banori.

Ndryshe Komuna e Zhelinës ndriçimin publik e ka dhënë me koncesion, duke e rrjepur Komunën në dobi të kompanisë. Ku është tash Blerimi dhe kompania?

Previous Story

“Këtu po deshen shumë”, mërgimtaret tregojnë se çfarë kërkojnë nga djemtë në Kosovë, këto janë ‘kriteret’

Next Story

Arrestohet 20-vjeçari nga Studeniçani, në veturën e tij u gjetën 10 migrantë

Latest from Blog