Disha zbulon skandalin: Kasami “bademat dhe kikirikat” i bleu nga një biznes që shet gazeta

1 min read

Pas lajmeve se kreu i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami ka harxhuar afërsisht mbi 5 mijë euro për blerje të bademave, kikirikave dhe gjërave tjera, ka reaguar këshilltari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Liridon Disha.

Në një shkrim në rrjetet sociale, Disha ka zbuluar edhe një skandal lidhur me këtë punë, sipas tij, Kasami ka nënshkruar kontratë për blerjen e gjërave të lartë-përmendura me një kompani që veprimtari të punës ka shitjen e gazetave dhe paisjeve për zyrë.

Reagimi i plotë:

Me datë 15.06.2023 Komuna e Tetovës, përkatësisht Kryetari i Komunës Z. Bilall Kasami, ka nënshkruar një kontratë me një biznes vendor që veprimtari të punës ka shitjen e gazetave dhe paisjeve për zyrë. Kjo nuk do të shfaqte asnjë problem, po qe se në këtë kontratë do kishte blerje të materialeve për zyrë. Përkundër kësaj, Kryetari i Komunës prej kësaj kompanie ka blerë bademë, kikiriki, fëstëk dhe bombonjera. Kjo paraqet shkelje dhe keqpërdorim të detyrës zyrtare duke e dëmtuar buxhetin e Komunës për rreth 5.000 euro. Paraqitja e dokumentacionit më poshtë është dëshmi për vazhdën e keqpërdorimeve të shumëta që bëhen në kurriz të taksapaguesve tetovarë.
Të indinjuar:

Këshilltarët e Bashkimit Demokratik për Integrim në Këshillin Komunal të Komunës së Tetovës.

Previous Story

Shkupi dhe Sheshi “Skënderbeu” të gatshëm t’i presin yjet që do të performojnë në “Peace Festival”

Next Story

“Këtu po deshen shumë”, mërgimtaret tregojnë se çfarë kërkojnë nga djemtë në Kosovë, këto janë ‘kriteret’

Latest from Blog