Politiko
    Facebook Twitter Instagram
    Politiko
    • BALLINA
    • MAQEDONI

      Bekteshi do të marrë pjesë në Samitin e Kombeve të bashkuara për ndryshimet klimatike

      December 2, 2023

      “Ka vend edhe për ty”, vazhdon anëtarësimi në Forumin rinor të BDI në Tetovë/ Stacioni i rradhës ishte Reçica e Vogël

      December 2, 2023

      LSDM: Me masën për tarifë të lirë, një familje kursen 1000 denarë në muaj

      December 2, 2023

      Fajon: Të gjitha partitë të bëjnë hapat e nevojshëm për integrimin e Maqedonisë në BE

      December 1, 2023

      Mesazhe nga Këshilli i Ministrave: OSBE është gjallë, vlera e saj është sa më shumë përdoret për tejkalimin e mosmarrëveshjeve

      December 1, 2023
    • RAJON
    • BOTA
    • SHOWBIZ
    • SPORT
    • SHËNDETI
    • OPINIONE
    Politiko
    Home»BOTA»Trump: Kisha të drejtë t’i mbaja dokumentet
    BOTA

    Trump: Kisha të drejtë t’i mbaja dokumentet

    June 14, 2023

    Donald Trump i shoqëruar nga dy nga avokatët e tij u shfaq para një Gjykate Federale në Miami dhe u deklarua i pafajshëm për 37 akuza penale. Ekipi i tij i mbrojtjes është ende nuk është formuar plotësisht, pasi të paktën tre anëtarë kryesorë u larguan javët e fundit.

    Trump u deklarua i pafajshëm për akuzat penale të mbajtjes në mënyrë të paligjshme të dokumente sekrete të sigurisë kombëtare kur la detyrën dhe gënjeu zyrtarët që kërkuan t’i kthente ato. Para mbështetësve të tij në Neë Jersey Trump u shpreh se kishte çdo të drejtë t’i kishte këto dokumente.

    “Çfarëdo dokumenti që një president vendos të marrë me vete, ai ka të drejtë ta bëjë këtë. Është një e drejtë absolute. Ky është ligji. Por të më kërcënosh me 400 vjet burg për posedimin e dokumenteve të mia presidenciale, gjë që e ka bërë pothuajse çdo president tjetër, është një nga teoritë ligjore më të egra të paraqitura ndonjëherë në një gjykatë amerikane. Akti i spiunazhit është përdorur për të ndjekur tradhtarët dhe spiunët. “

    Ish-presidenti akuzoi prokurorët se synojnë të dëmtojnë karrierën e tij politike.

    “Unë do të emëroj një prokuror special të vërtetë për të ndjekur presidentin më të korruptuar në historinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden dhe të gjithë familjen e tij. Unë jam i vetmi që mund ta shpëtojë këtë komb. Në 5 Nëntor 2024, drejtësia do të vendoset. Ne do ta marrim vendin tonë dhe do ta bëjmë Amerikën sërish të madhe.”

    Deklarimi i zotit Trump para gjykatësit Jonothan Goodman në Gjykatën Federale të Majamit, shënon fillimin e një beteje ligjore që ka gjasa të vazhdojë gjatë muajve të ardhshëm ndërsa ish-Presidenti vazhdon fushatën për të rimarrë Shtëpinë e Bardhë në zgjedhjet e 24 Nëntorit të vitit 2024. Ekspertët parashikojnë se mund të duhet një vit ose më shumë para hapjes së gjyqit.

    Gjykata nuk i vuri kushte financiare apo kufizime udhëtimi zotit Trump. Gjykatësi Goodman vendosi që zoti Trump të mos komunikojë me dëshmitarët e mundshëm për këtë rast.

    Në javët e fundit Trump ka luftuar për të forcuar ekipin e tij të mbrojtjes ndërsa hetimi i dokumenteve u intensifikua.

    Ish-ndihmësi i zotit Trump, WaltNauta, gjithashtu i akuzuar në këtë çështje, u paraqit në gjykatë së bashku me zotin Trump, por nuk do të deklarohet rreth akuzave deri më 27 Qershor, sepse ai nuk ka një avokat vendas. Ai gjithashtu u lirua pa pasur nevojë për garanci financiare dhe u urdhërua që të mos flasë me dëshmitarët e tjerë.

    Jashtë gjykatës mbështetësit brohoritën “Ne e duam Trumpin” ndërsa autokolona e tij u largua rreth orës vendore 15:55, afërsisht dy orë pas mbërritjes. Zoti Trump është ish-Presidenti i parë që akuzohet për krime federale.

    “Po shkon shkëlqyeshëm”, tha Trump pasi doli nga gjykata. “Nuk ka tërheqje, nuk ka dorëzim!” bërtisnin mbështetësit përpara gjykatës.

    Ngritja e akuzave zyrtarisht ndaj ish-Presidentit, vjen pesë ditë pasi juria e madhe federale në Majami miratoi 37 akuza penale ndaj tij, 31 prej të cilave e akuzojnë ish-Presidentin për “mbajtje të qëllimshme” të dokumenteve të klasifikuara të sigurisë kombëtare, në shkelje të Ligjit të Spiunazhit.

    Klan News

    Share. Facebook WhatsApp Email
    LAJMET E FUNDIT
    RAJON

    79 vjet nga lindja e Ibrahim Rugovës, simbolit të pavarësisë dhe identitetit të Kosovës

    December 2, 2023

    Sot bëhen 79 vjet nga lindja e një figure shumë të rëndësishme të historisë së…

    Bekteshi do të marrë pjesë në Samitin e Kombeve të bashkuara për ndryshimet klimatike

    December 2, 2023

    Presidentja Osmani dënon ashpër krimin për vrasjen e Liridonës: Femicidi është një njollë në ndërgjegjen tonë

    December 2, 2023

    Edi Rama në Samitin e Klimës: Shqipëria nuk ndot, por vuan nga pasojat

    December 2, 2023

    Vrasësi i paguar dhe bashkëshorti i viktimës përballë drejtësisë për vrasjen e Liridonës

    December 2, 2023
    Facebook Twitter Instagram YouTube
    © 2023 Politiko.mk . Designed by Politiko.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.