UEFA zgjodhi edhe lojtarin e talentin më të mirë të sezonit në Ligën e Kampionëve

1 min read

Pas formacionit të sezonit nga UEFA në Ligën e Kampionëve, janë publikuar edhe dy emrat e lojtarëve si më i miri dhe si talenti më i mirë.

Shtëpia e futbollit evropian me gjasë ka befasuar shumëkë me formacionin e këtij edicioni, ndërsa mund të pajtoheni për dy emrat e rinj nga kategoria e lartcekur.

Rodri është emëruar si lojtari më i mirë i sezonit, derisa shënoi golin e fitores në finale për Manchester Cityn.Mesfushori defanziv ka bërë 12 paraqitje, ndërsa ka shënuar dy gola, por nuk kishte asnjë asistim.

Talenti më i mirë i këtij sezoni sipas UEFA-s ishte Khvicha Kvaratskhelia i Napolit, me skuadrën e tij që arriti deri në çerekfinale, për t’u eliminuar nga Milani.

Gjeorgjiani zhvilloi nëntë paraqitje, kishte dy gola të shënuar, ndërsa realizoi edhe katër asistime.

Previous Story

Al Hilal gati ofertën për Neymar

Next Story

Aksidentohet autobusi me dasmorë, 10 viktima në Australi

Latest from Blog