Makina del nga rruga në Piraj, plagoset shoferi dhe pasagjeri

1 min read

Një automjet ka dalë nga rruga tek kryqëzimi i Pirajve përgjatë superstradës Lezhë – Shkodër. Ai drejtohej nga Gjokë Gjokhilaj, makina e të cilit përfundoi e përmbysur në një parcelë jashtë rrugës.

Për pasojë ka mbetur i plagosur drejtuesi i mjetit dhe pasagjerja që ndodhej me të. Ata janë dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin e Lezhës dhe ndodhen jashtë rrezikut.

Drejtuesi i mjetit ka rezultuar negativ në përdorimin e alkoolit pas testeve të kryera, ndërsa policia po kryen hetimet në lidhje me këtë aksident.

Klan News

watch

Previous Story

Arta Elezaj dhe Arta Nitaj me pushime në Spanjë

Next Story

Aksidentohet nga makina, humb jetën 28-vjeçari

Latest from Blog