Votimin e Ligjit për zgjedhje e mirëpret edhe Haradinaj

1 min read

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka mirëpritur votimin e sotëm të Ligjit për zgjedhjet nacionale në Kosovë, shkruan Syri.net Kosova.

Haradinaj ka shkruar se ky ligj pavarësisht që nuk paraqet një reformë thelbësore të sistemit zgjedhor, adreson disa shqetësime serioze ndërkaq e lehtëson në masë të madhe votimin e bashkëkombësve tanë në diasporë, duke e mundësuar votimin fizik në përfaqësi diplomatike si dhe votimin me postë.

812454426912574“Ai e lehtëson në masë të madhe votimin e bashkëkombësve tanë në diasporë, duke e mundësuar votimin fizik në përfaqësi diplomatike si dhe votimin me postë, garanton numërim transparent e të mbikqyrur të votave per kandidatë, shkurton kohën e numërimit për parti politike, heqë heshtjen zgjedhore që ishte shndërruar në kurth për ndëshkimin e subjekteve zgjedhore, inkurajon partitë politike që të kandidojnë më shumë gra, si dhe disa ndryshime të tjera që kanë ndikim të drejtpërdrejtë në cilësinë e zgjedhjeve në Kosovë!”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Previous Story

Sot shënohet 24 vjetori i kapitullimit të Serbisë

Next Story

Escobar raporton për situatën në veri

Latest from Blog